Lajme

Ambasadat mbingarkohen me njerëz të politikës

Autori: Gazeta inFokus 08:12 | 07 April 2018

Qeveria e re ka ndjekur politikën e vjetër përkitazi me profilin e shefave të misioneve diplomatike. Edhe ajo është përcaktuar që t’i shpërblejë me poste ambasadorësh vetëm njerëzit e afërt me pushtetin, shkruan sot Koha Ditore.

Burime të gazetës kanë thënë të premten se deri tash Ekzekutivi e ka përcjellë në Komisionin parlamentar për punë të jashtme vetëm emrin e një kandidati për ambasador. Atë të Beqë Cufajt. Cufaj, publicist e shkrimtar, është propozuar për ta drejtuar misionin diplomatik në Gjermani.

Sipas këtyre burimeve, ambasadorë të rinj që synohet të zgjidhen janë tre bashkëpunëtorë të ngushtë të kryeministrit Ramush Haradinaj.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova
-Advertisement-

Të tjera