Auto&Tech

Konfirmohet procesori i pasardhësit të Xiaomi Mi 5X

Autori: Gazeta inFokus 15:50 | 02 April 2018

Pasardhësi i Mi 5X të Xiaomit tashmë është shfaqur në TENAA (rregullatori kinez) me shumicën e specifikave të zbuluar.

Derisa disa nga specifikat e tij janë pritur, si ekrani i hollë dhe kamera kryesore e dyfishtë, sot sipas raportit të ri Mi 6X do të vijë me procesorin Snapdragon 626, transmeton Koha.net.

Image

Xiaomi Mi 6X do të ketë ekran 5.99-inç IPS LCD me rezolucion Full HD+, procesor Snapdragon 626 me tetë bërthama, grafikën Adreno 506, 4 GB RAM memorie dhe 64 GB memorie të brendshme.

-Advertisement-

Gjithashtu, Mi 6X do të vijë me kamerën kryesore të dyfishtë (20 + 8 megapikselë) dhe atë të përparme prej 20 megapikselë, si dhe do të punojë me sistemin operativ Android Oreo 8.1 dhe ndërfaqen e përdoruesit MIUI 9.5.

Etiketa:
Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy