Rozë

Enca: Kur më thonë ‘pornostare’ e marr si kompliment, edhe babi më thërret njëjtë

Autori: Gazeta inFokus 10:20 | 02 April 2018

Këngëtarja Enca Haxhia ka qenë e ftuara e radhës në një nga kronikat e emisionit “Prive”.

Ajo ka rrëfyer shumëçka nga jeta dhe karriera e saj, ku në veçanti ka folur për projektin e saj më të fundit “Dua”.

Image

Enca theksoi se tema që ka trajtuar në këtë klip është shumë aktuale, dhe ka bërë maksimumin për ta pasqyruar në projektin e saj.

-Advertisement-

E pyetur rreth komenteve negative, këngëtarja ka thënë se nuk shqetësohet, pasi sipas saj çdo njeri është i lirë të flasë dhe të gjykojë, dhe nëse disa e shohin në këndvështrimin e tyre si negativ këtë projekt, atëherë është e drejta e tyre.

Ndër të tjerash, ajo theksoi edhe se nuk ndjehet aspak keq kur e ofendojnë me komente negative.

Madje, kur i thonë mund të ishte një ‘pornostare’, këngëtarja këtë gjë e merr si kompliment, teksa me të qeshura thotë se edhe babai i saj e thërret njëjtë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Çka do të thotë të gatuash shqip?
-Advertisement-

Të tjera