Sport

Munishi: Ky futbollist i Superligës vlen një milion euro

Autori: Gazeta inFokus 00:03 | 02 Prill 2018

Trajneri Ismet Munishi vazhdon të insistojë se futbolli kosovar meriton më tepër respekt, pasi nga kampionati ynë vazhdimisht po dalin lojtarë, të cilët po arrijnë të dëshmohen jashtë vendit. Duke përmendur disa prej tyre, Munishi e ka veçuar sulmuesin e Llapit, Mirlind Daku.

“Llapi ndoshta nuk do ta fitojë titullin e kampionit, por mund të përfitojë shumë nga futbollistët që i ka në radhët e veta. Mirlind Daku është një futbollist që vlen një milion euro. Po ashtu, Hamdi Namani, Ilir Blakçori e të tjerë. Në ndeshjet e Përfaqësueses së Kosovës kundër Azerbajxhanit e Gjermanisë e pamë shkëlqimin e futbollistëve tanë që janë rritur në futbollin kosovar”, ka thënë Ismet Munishi, i ftuar në Tribuna Chanel.

-Advertisement-

Etiketa:
Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy