Lajme

Deda paralajmëron pasoja pas arrestimit të turqëve

Autori: Gazeta inFokus 15:37 | 29 March 2018

Deputeti i Alternativës, Ilir Deda ka paralajmëruar pasoja serioze lidhur me arrestimin e shtetasve turq në Kosovë.

Sipas tij këto pasoja vijnë nëse të arrestuarit do të largohen pa vullnetin e tyre nga shteti i Kosovës, shkruan Infokusi.

“Arrestimi dhe deportimi i “gulenistëve” në Kosovë është kundër Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe qëndrimit përkatës të Këshillit të Evropës – direkt të zbatueshme në Kosovë me Kushtetutën tonë. Do të thotë, është shkelje flagrante e Kushtetutës së Kosovës”, ka shkruar Deda në rrjetin social Facebook.

-Advertisement-

Përveç kësaj ai ka thënë se mund të ketë pasoja edhe për aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

Policia e Kosovës, të enjten ka arrestuar pesë shtetas turq ndërsa MPB njoftoi se atyre u është revokuar leja e qëndrimit në Kosovë.

Të arrestuarit janë drejtori i përgjithshëm të institucionit “Gulistan”, Mustafa Erdem dhe zëvendësi i tij Yusuf Karabina, drejtori i “Mehmet Akif” në Gjakovë, Kahraman Demirez, dhe dy mësimdhënësit Cihen Ozkan dhe Hasan H. Gunakan.

Jasmina Karabina, bashkëshorte e zëvendësdrejtorit të përgjithshëm të institucionit arsimor “Gulistan Yusuf Karabina, i arrestuar nga Policia ka thënë se bashkëshorti i saj është arrestuar me urdhër të presidentit të Turqisë Rexhep Taip Erdogan. /INFOKUSI.COM/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?
-Advertisement-

Të tjera