Auto&Tech

Si dallohet Rolex-i origjinal

Autori: Gazeta inFokus 15:19 | 29 March 2018

Specialisti i orës ka zbuluar se si mund të identifikoni nëse një Rolex i blerë është origjinal apo jo.

Mënyrat kryesore janë dizajni, numrat serial dhe akrepat.

Nëse ju keni marrë një super-ofertë për Rolex me çmim qesharak, kjo duhet të jetë shenja kryesore që ndoshta ajo nuk është një orë autentike.

-Advertisement-

Megjithatë, nëse kjo nuk është e mjaftueshme për ju, Joe McKenzie, një specialist i orës, ka identifikuar tri mënyra kryesore për Business Insider, për të gjetur nëse një orë si Rolex është e rreme.

McKenzie zbuloi se çelësi i parë për të zbuluar orën fals është pesha e orës. Nëse ka ndonjë dyshim, atëherë me siguri se bëhet fjalë për orë fals. Ka edhe detaje të tilla si shkrimet e sakta të shtypura dhe logoja e Rolex-it.

Gjëja tjetër për t’u kushtuar vëmendje janë akrepat. Orët me bateri më së shpeshti karakterizohen nga rrahja e akrepit. Orët Rolex me lëvizje automatike kanë akrepa që rrëshqasin, thotë McKenzie.

Numrat serik janë gjëja e tretë që identifikohen dhe të cilët gjenden brenda shtëpizës./Infokusi.com/

Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy