Padi ndaj Facebook, akuzohet se është strehë e diskriminimit
Autori: Gazeta inFokus
15:10 | 29 March 2018
San Francisco, 29 mars – Grupe të ndryshme civile me prefiks të mbrojtjes të të drejtave të njeriut, kanë ngritur një padi federale kundër Facebook-ut, me akuzën se ka lejuar të shndërrohet në strehë të diskriminimit.
Aktivistët nën ombrellën e organizatës National Fair Housing Alliance (NFHA), akuzuan se praktikat e Facebook-ut, u mundësojnë pronarëve dhe agjentëve të patundshmërive, të mund të reklamohen vetëm te një grup i caktuar njerëzish.
Organizata NFHA thotë se pronarët e patundshmërive kanë një mundësi të shmangin shfaqjen e reklamave të tyre, duke bërë të njëjtat të padukshme për gratë dhe familjet.
“Në vazhdën e shqetësimit publik gjatë ditëve të kaluara se Facebook ka keqpërdorur të dhënat e përdoruesve të tij, hetimi ynë nxjerrë në dritë se Facebook u ka mundësuar, madje edhe ka inkurajuar reklamuesit me pagesë të diskriminojnë, duke u dhënë në disponim një sërë të dhënash personale” tha Lisa Rice, presidente e NFHA-së.
“Përdorimi dhe keqpërdorimi i të dhënave personale nga ana e Facebook-ut për qëllime diskriminuese duhet të ndalojë. Tashmë është shndërruar në një sfidë për gratë, familjet me fëmijë dhe njerëzit me invaliditet të gjejnë një shtëpi për vete”, tha Rice, e cila akuzoi se me këtë mundësi, pronarët mund të përjashtojnë nga oferta e tyre, gratë, familjet me fëmijë, personat me invaliditet dhe secilin të papërshtatshëm për të marrë me qera shtëpinë e tyre.
Në fillim të muajit mars, u bë e ditur se një grup konsulent politik gjatë vitit 2016 ka shfrytëzuar të dhënat personale të përdoruesve të Facebook-ut , duke i përdorur gjatë fushatës së kandidatit presidencial Donald Trump. Kreu i Facebook-ut, Mark Zuckerberg personalisht kërkoi falje, megjithatë rrjeti social mbeti i zhytur në aferën e cila e përfshiu, me pyetjen kryesore se si është e mundur që një palë e tretë të marrë qasje në të dhënat e përdoruesve.
Ditë më parë, komisionerja e Bashkimit Evropian (BE) për Drejtësi dhe Mbrojtjen e Konsumatorit, Vera Jourova, kërkoi nga menaxhmenti i kompanisë Facebook të prononcohet nëse ka patur keqpërdorim të të dhënave personale të përdoruesve evropianë, të cilët janë mbledhur në mënyrë të pakontrolluar.
Jourova për gazetën gjermane “Bild dam Sonntag” deklaroi se një abuzim i tillë i të dhënave personale është absolutisht i papranueshëm.

T� tjera
-
Bisedë telefonike, Erdogan dhe Trump diskutojnë për marrëdhëniet mes Turqisë dhe SHBA-së
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka zhvilluar një bisedë telefonike me ...
-
Tre trupa gjenden në shtëpinë e të dyshuarit për sulmin në Krakov
Tre trupa të pajetë, të dy grave dhe një burri, janë gjetur në shtëpinë e të ...
-
Amerika ofron shpërblim 20 milionë dollarësh për informacione rreth programit bërthamor të Iranit
SHBA-ja ka shpallur një shpërblim deri në 20 milionë dollarë për informacione...
-
Rritet në 16 numri i të plagosurve nga sul*mi në Krakov, zbulohet mosha e autorit
Numri i të plagosurve ka arritur në 16 pas sulmit në Krakov të Polonisë, ku m...
-
Shefat e kabineteve të Albin Kurtit e Përparim Ramës, takim kokë më kokë në një restorant në lagjen e milionerëve
Ditën, përplasje me akuza e kundërakuza të ashpra për korrupsion, keqpërdorim...
-
TRONDITËSE- “Më shumë qahet për divorcin sesa vdekjen e një gruaje”
Stigmatizimi i grave vazhdojnë të jenë ndër problemet që ndikojnë në normaliz...
-
Vendimi i komunës – Shtrenjtohet parkingu, shqetësohen banorët
Me rregulloren e re të miratuar nga Kuvendi Komunal, shfrytëzimi i parkingjev...
-
Konjufca solidarizohet me Poloninë pas rastit në Krakov
Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Glauk Konjufca, ka dënuar sulmin e rë...
-
Kurti udhëton drejt Francës, merr pjesë në Forumin e Paqes dhe darkën shtetërore të Macronit
Kryeministri Albin Kurti ka udhëtuar drejt Francës, ku do të marrë pjesë në F...
-
“Ajo duhet me duru se është femër” – Psikologia flet për reagimet e familjarëve në rastet e dhunës ndaj grave
Dhuna ndaj grave në Kosovë vazhdon të jetë një problem shqetësues, ndërsa men...
-
Eurodeputeti holandez: Turp që aplikimi i Kosovës për statusin e vendit kandidat ka mbetur në sirtarët e BE-së
Eurodeputeti holandez Thijs Reuten e ka cilësuar si “turp dhe skandal” faktin...
-
A do garojë për kryetar të LDK’së?, Haziri: E shoh procesin ndryshe- Bajrami, Gashi e Rama emra kredibilë
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka folur për zhvillimet në Lidhjen Demokr...

































