50 mijë kosovarë aplikojnë çdo vit për vizë në Ambasadën e Gjermanisë
Autori: Gazeta inFokus 15:51 | 26 March 2018
Mos liberalizimi i vizave e as gjendja e rëndë ekonomike nuk po i ndalë kosovarët të udhëtojnë drejt shteteve evropiane.
E vendi i preferuar duket të jetë shteti gjerman. Kështu së paku del në bazë të aplikacioneve për pajisje me viza dërguar drejt ambasadës së këtij shteti, shkruan Infokusi.com
Gjithsej rreth 50 mijë qytetarë të Kosovës aplikojnë çdo vit në ambasadën gjermanë në Prishtinë për tu pajisur me njërën nga vizat që lëshon kjo ambasadë.
Kështu ka thënë për ‘Infokusin’ , Oliver Scheich nga kjo ambasadë.
‘Ambasada gjermane në vitin e kaluar ka pranuar përafërsisht 50 mije kërkesa për vize’, ka thënë Scheich.
Ai ka shtuar se ky numër përfshinë të gjitha llojet e vizave që lëshohet nga kjo ambasadë.
‘Kjo përfshin viza për qëndrim afatshkurtër (turizëm, viza biznesore, etj) dhe viza për qëndrim afatgjate ( punë, studim, bashkim familjar etj)’, ka thënë ai.
Ndërsa duke folur rreth kohës së pritje ai ka thënë se është e pashmangshme pasi vitin e kaluar numri i kërkesave për viza ka kaluar të gjithë kapacitetet që ka kjo ambasadë.
‘Ambasada gjermane në vitin e kaluar ka rritur ndjeshëm kapacitetet për përpunimin e vizave, por kërkesat vazhdojnë te tejkalojnë kapacitetet tona dhe rrjedhimisht kohet e pritjes janë te pashmangshme. Sipas parashikimeve për vitin 2018, numri i kërkesave qe do te përpunohen pritet te jete ne nivelin e kërkesave te vitit 2017’, ka thënë Scheich për ‘Infokusin’.
E ky numër edhe mund të rritet gjatë këtij viti pasi shteti gjerman ka lehtësuar procedurat e marrjes në vizës për punësim në këtë shtet.
‘Rregullorja e ashtuquajtur për Ballkanin Perëndimor parasheh një qasje më të lehtësuar në tregun gjerman të punës. Për të udhëtuar për në Gjermani juve ju nevojitet një ofertë punësimi me karakter detyrues nga një punëdhënës në Gjermani dhe një vizë nacionale. Për vendin e lirë të punës nuk duhet të ketë punëkërkues të privilegjuar, siç janë për shembull punëkërkuesit gjermanë, apo punëkërkuesit nga një vend tjetër i BE-së. Paga dhe kushtet e tjera të punësimit nuk duhet të jenë më të disfavorshme se sa për një punëmarrës të krahasueshëm në Gjermani. Në qoftë se keni gjetur një vend punësimi të përshtatshëm, luteni punëdhënësin për të jua bërë një ofertë me karakter detyrues, gjegjësisht për të jua ofruar një kontratë pune. Kontrata e punës duhet të përmbajë të dhënat e plota lidhur me punëdhënësin dhe punëmarrësin me adresën e plotë dhe të dhënat e plota të kontaktimit’, thuhet në njoftimin e Ambasadës gjermane në Prishtinë.
Në një hulumtim të realizuar në vitin 2017 nga Instituti GAP u bë e ditur se rreth 217 mijë qytetarë të Kosovës kanë aplikuar për viza gjatë tri viteve të fundit.
Sipas këtij hulumtimi vetëm në Ambasadën gjermane aplikojnë mesatarisht 40 mijë qytetarë në vit ndërsa në atë norvegjeze numri i të aplikuarve është më i vogël, i cili kap shifrën 2700 brenda vitit.
Më zgjidhjen e kufirit mes Kosovës dhe Malit të Zi, u plotësua edhe një kusht për liberalizimin e vizave. Edhe pse rruga është ende e gjatë politikanët kosovarë po zotohen se kjo do të ndodhë brenda gjashtë muajve, shkruan Infokusi.com.
E pas kësaj periudhe kosovarët do të kursehen nga pritjet e gjata, kompletimi shumë dokumenteve dhe pagesat nëpër ambasada.(Agnesa Çitaku)/Infokusi.
Të tjera
-
Fundosen veturat te ura e Stacionit të Autobusëve në Prishtinë
Të paktën dy automjete janë fundosur në afërsi të urës së Stacionit të Autobu...
-
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
Kryesia e Kuvendit ka bërë të ditur se do të mblidhet të hënën. Kjo mbledh...
-
Parashikimi i motit për vikend
Reshjet e shiut që filluan ditën e premtë, më vonë gjatë mbrëmjes dhe natën, ...
-
Konfiskimi i ạrmạtimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e të gjithë vendit mbeten prioritet
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në X ka bërë një shkrim në lidhje me konf...
-
Kurti: Qeveria që ka investuar më së shumti në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore islame në Kosovë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se nën udhëheqjen e tij, Qe...
-
Durmishi bën apel pas reshjeve të vazhdueshme të borës: Kujdes gjatë vozitjes, ekipet e mirëmbajtjes janë në terren
Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka dalë me një apel pa...
-
Rrugët e Prishtinës vërshohen, njohësi i emergjencave: Përsëri dështoi infrastruktura nëntokësore në kryeqytet
Njohësi i i çështjeve të emergjencave civile, Tahir Ahmeti ka reaguar pasi si...
-
Dita e Alfabetit, studiuesit: Duhet unifikim të praktikave të gjuhës në tri shtetet ku shqipja është zyrtare
Tashmë një ditë feste zyrtare, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, nuk vjen pë...
-
KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës stërviten së bashku të hënën
KFOR-i njofton së bashku me EULEX-in dhe Policinë e Kosovës do të zhvillojnë ...
-
Refuzohet kërkesa e Shalës për mosparaqitje ose shtyrje të seancës
Gjykata Speciale njofton se Trupi Gjykues i refuzoi kërkesën e Mbrojtjes që t...
-
Zemaj Kurtit e Vitisë për QKMF’në e Mamushës: Jeni definicioni i propagandës, preni shirita për punët që i kam bërë unë si ministër
Deputeti i Lidhjes Demokratike e Kosovës, Armend Zemaj ka thënë sot se kryemi...
-
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, dekla...