Sport

Futbollistët formuan Shoqatën e tyre

Autori: Gazeta inFokus 16:41 | 24 March 2018

Në ambientet e Federatës së Futbollit të Kosovës është mbajtur Mbledhja e Kuvendit të Anëtarëve të Shoqatës për Mbrojtjen e të Drejtave të Futbollistëve të Kosovës. Në këtë mbledhje morën pjesë kapitenë dhe lojtarë të Superligës, Ligës së Parë dhe Ligës së Dytë.

Mbledhjen e hapi kapiteni i Prishtinës, Armend Dallku. Ai i njoftoi të pranishmit me rendin e ditës  Fillimisht u votua Statuti i Shoqatës, ndërsa si pikë e dytë ishte zgjedhja e kryetarit të Shoqatës për Mbrojtjen e të Drejtave të Futbollistëve të Kosovës, detyrë kjo që iu besua Visar Zogianit.

Në vazhdim u zgjodhën edhe anëtarët e Bordit të Shoqatës për MDFK. Këtë nder e patën Armend Dallku (Prishtina),  Alban Dragusha  (Vëllaznimi), Liridon Kukaj (Ballkani), Behar Maliqi  (Feronikeli), Ylber Kastrati (Gjilani), Labinot Osmani (Vushtrria) dhe Agron Beqiri (2 Korriku).

-Advertisement-

Në mbledhje u diskutua edhe për mënyrën më të mirë të hyrjes në funksion të SHMDFK-së, si dhe për hapat e parë që duhet ndërmarrë për anëtarësimin e Shoqatës në FIFPro, Federata Ndërkombëtare e Futbollistëve Profesionistë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Hapet shkolla e mesme profesionale në Qytetin e Ferizajit
-Advertisement-

Të tjera