Çeku: Grandi të rrënohet
Autori: Gazeta inFokus
20:17 | 22 March 2018
Kushdo që dëshiron të investojë në Hotelin “Grand”, do të duhet të ia fillojë prej zeros. Objekti që gjendet në “zemër” të Prishtinës, e që dikur ishte “pasqyrë e Kosovës”, do të duhet të rrënohet për të investuar në të, shkruan Infokusi.com.
Kështu propozon edhe ish- Drejtori i Hotel Grandit, Zekë Çeku.
Çeku i cili ishte në krye të Grandit për 11 vite rresht thotë se duhet t’i mbeten vetëm shtyllat për të investuar në të, pasi që është dëmtuar goxha shumë dhe është larg standardeve si i tillë.
“Grandit duhet ti mbeten vetëm shtyllat ose të hjeket komplet dhe të fillojë ndërtimi prej fillimit, nëse dëshirohet të investohet më seriozisht”, ka thënë Çeku për Infokusin.
Deklaron se prej fillimit nuk ishte ndërtuar mirë. Thotë se gjatë punës nga kompania ndërtuese janë bërë 230 lëshime. Edhe sot e kësaj dite, thotë se po ua shohin sherrin këtyre gabimeve.
“Grandi kur është lëshu në punë i ka pas 230 gabime ose lëshime për të cilat sot teknikisht kurrë nuk pranohet që janë ba gjatë ndërtimit. Ndërsa kontrolli teknik që ka qenë i obligum në atë kohë kurrë nuk e ka pranu për shkak të lëshimeve që janë ba nga ndërtuesit”, thotë Çeku.
Ndërsa, për paralajmërimet e Presidentit të vendit, Hashim Thaçi se në vend të Grandit pritet të ndërtohen “Trump Tower”, ai thotë se po dëgjon për herë të parë. Gjersa shpreson që të vijë një investor serioz, sidomos nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që do t’ia sillte namin që e kishte dikur.
Edhe pse thotë se kjo do të kushtonte.
“Dhashtë Zoti të vijë një investitor serioz që do të investonte në këtë hotel, për shkak të lokacionit. Investimet do të jenë shumë të shtrenjta”, thotë me shpresë ish- Drejtori i Grandit.
Çeku deklaron se edhe gjatë kohës sa ai ishte në krye të këtij hoteli, ka pasur të interesuar.
Por, thotë se lokacioni i pa definuar dhe fakti se ishin kompani shoqërore në pritje të privatizimit, ishin arsyet që investitorët u larguan, pasi që në këtë gjendje nuk patën guxim të investonin.
Ndryshe, në Ministrinë e Diasporës dhe Investimeve Strategjike nuk i kanë mohuar paralajmërimet e Presidentit për investime nga Trump-i. Thonë se ka pasur interesim nga kompanitë amerikane, por ndonëse nuk japin detaje nëse edhe ajo ka shprehur interesim.
Por, në anën tjetër në Agjencinë Kosovarë të Privzatizimit e mohojnë një gjë të tillë. Thonë se nuk ka pasur interesim nga Kompania e Presidentit të SHBA-së.
Në garë me shtetin e Kosovës për këtë hotel, është edhe zëvendës kryeministri i Kosovës, njëherësh ministër i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli.
“Grand Hotel Prishtina” është ende në pritje të investitorëve qoftë të huaj e qoftë vendor, por që do t’ia kthenin namin që kishte në fillet e tij.(Arjeta Shabani)/Infokusi/

T� tjera
-
Shtiu me armë në ahengun familjar, por ia pa “sherrin” – policia ia konfiskon pistoletën me leje
Një aheng familjar në fshatin Gjurkovc të Shtimes ka përfunduar me konfiskimi...
-
Nga Raiffeisen në TEB Bank – Albion Ferati, i dyshuar për qasjen në llogarinë e Përparim Ramës, tani mban pozitën Head of Accounting
Rasti i dyshuar i cenimit të konfidencialitetit bankar të kryetarit të Prisht...
-
Trump konfirmon se SHBA-ja ka kryer sul*me të reja ndaj Iranit
Presidenti amerikan, Donald Trump, konfirmoi se forcat amerikane kanë kryer s...
-
Policia e Kosovës ia konfiskon armën me leje një personi në Shtime pasi shtiu me të gjatë një ahengu familjar
Policia e Kosovës ka konfiskuar një armë zjarri, pasi me datën 07.11.2026, i ...
-
Zv.ministri i jashtëm turk viziton vendin ku po ndërtohet Xhamia e Prishtinës, ja sa do të ketë kapacitet
Zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Ali Özel, gjatë qëndrimit në...
-
“Shumë gra qëndrojnë në martesë toksike, për hatër të fëmijëve” – Gjendja e grave në Kosovë vazhdon të jetë shumë shqetësuese
Gjendja e grave në Kosovë vazhdon të jetë shqetësuese, veçanërisht për ato që...
-
Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
Nëse po planifikoni të udhëtoni mes Norvegjisë dhe Kosovës, PrishtinaTickets ...
-
Aleanca kritikon Qeverinë Kurti: Po e përmbyllni javën me shkelje e skandale
Aleanca, partia që tashmë e drejton nga Ardian Gjini, ka kritikuar Qeverinë e...
-
Rinisin tensionet te Ministria e Arsimit, policia përdor spraj dhe autobotët me ujë ndaj protestuesve
Kanë rinisur tensionet mes protestuesve dhe forcave të policisë pranë Ministr...
-
371 kandidatë hyjnë në test për 34 pozita të prokurorëve të rinj, 10 vende të rezervuara për komunitetin serb
Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka mbajtur testin kualifikues për 371 ka...
-
Kurti: Gjatë vitit 2025, në Kosovë u kthyen 171 mjekë
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka marrë pjesë në hapjen e edicionit të k...
-
Çfarë është SEPA ku ka aplikuar Kosova për anëtarësim dhe çfarë përfitojnë kosovarët?
Lajme Çfarë është SEPA ku ka aplikuar Kosova për anëtarësim dhe çfarë përfit...

































