Ekonomi

Pacolli në luftë me shtetin për Grandin

Autori: Gazeta inFokus 16:53 | 22 March 2018

Për të investuar në “Hotel Grand” kishte bërë përpjekje edhe Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli.

Në vitin 2007, me një marrëveshje të fshehtë, kompania e tij përmes Zylqif Berishës, që më vonë do të njihej për një kohë si pronarë i këtij hoteli pagoi afro 6 milionë euro në garën për të blerë objektin ikonë të kryeqyetit të Kosovës.

“Paratë për blerjen e hotelit Grand janë paguar nga llogaria e Mabco Construction në Zvicërr dhe nëpërmjet bankës më të madhe zvicerrane UBS janë paguar për blerjen e 40 përqind të aksioneve të këtij objekti. Gjithashtu është dorëzuar projekti I detajizuar për investimet dhe për këto MABCO ofroi garancionet bankare për 39 milion euro investime, investim ky I cili përveqse do ti jepte shkëlqim Prishtinës, do të punësonte gjithashtu punësimin e qindra qytetarëve”, ka sqaruar gati një dekadë më vonë Pacolli.

-Advertisement-

Lexo edhe: Trump-i ia mësynë Hotelit Grand

 

Punët, sipas tij është dashur të fillojnë me përpikmëri sipas kontratës me Spin OFF gjatë vitit 2007.

“Por, grupet mafioze në Kosovë të mbështetur edhe nga politika, nëpërmjet mekanizmave që I kishin instaluar vet, bllokuan qdo gjë, nga ana tjetër, duke inkasuar paratë që ishin paguar nga Mabetexi nëpërmjet rrugëve legale bankare”, ka thënë Pacolli.

Në dy vendime të gjykatave me të larta në Kosovë as ai e as kompania e tij, nuk njihen si blerës.

Kështu, në korrik të viti 2017, kompania e Pacollit “Mabco” me seli në Zvicër ushtroi padi ndaj shtetit të Kosovës në Gjykatën Ndërkombëtare të Arbitrazhit, përkundër faktit që për hotelin Grand, në vitin 2015, kishte vendosur në formë të prerë Dhoma e Posaçme e Gjykatës Supreme dhe Gjykata Kushtetuese e Kosovës.

Të dyja kishin vendosur në favor të Agjencisë Kosovare të Privatizimit e cila e kthej në pronësi të vet Grandin pas problemeve me blerësit, shkruan Gazeta Fjala.

Sipas Agjencisë Kosovare të Privatizimit, por edhe bazuar në vendimin e Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme dhe atij të Gjykatës Kushtetuese, padisë së Pacollit në Arbitrazh i mungon baza ligjore.

Kjo sepse gjykatat e të gjitha niveleve në Kosovë nuk e njohin atë si blerës të Grandit.

Në fakt, kompania e Pacollit “Mabco” dhe kompania “Eurokoha” kishin ushtruar padi në vitin 2014 për të qenë palë në rastin e Hotelit Grand, pas pretendimeve të tyre se kanë bërë investime aty.

Por Gazeta Fjala ka siguruar një kopje të këtij vendimi të Gjykata Kushtetuese, e cila si blerës legjitim e njeh vetëm kompaninë Union Comerce të Zylqif Berishës, por jo edhe kompaninë e Pacollit.

Lexo edhe: AKP-ja mohon se në “Grand” do të investojë Presidenti Trump

Gjykata kushtetuese në këtë rast mori dy vendime. E shpalli të papranueshme pretendimet e Union Comerce si dhe e  vlerësoi si të papranueshme edhe kërkesën e parashtruesit Mabco Constructions dhe Eurokoha-Reisen, të cilët kishin kërkuar për të qenë ndërhyrës në anën e paditësit.

Në Agjencinë Kosovare të Privatizimit e konfirmojnë se ky rast i ka kaluar tashme të gjitha shkallët juridike në Kosovë.

“Agjencia Kosovare e Privatizimit i ka tërhequr aksionet e Ndërmarrjes së Re Grand Hotel në vitin 2012 dhe të gjitha procedurat gjyqësore lidhur me këtë veprim ligjor të AKP-së kanë përfunduar me vendime gjyqësore përfundimtare në favor të Agjencisë Kosovare të Privatizimit. Tani kjo ndërmarrje është në likuidim dhe Agjencia po e zhvillon këtë proces sipas ligjit në fuqi”, ka thënë zëdhënësi për media në AKP, Ylli Kaloshi.

Kaloshi ka lënë të kuptohet se vendimi i Pacollit për të ushtruar padi ndaj shtetit në këtë rast, nuk ka kurrfarë baze ligjore. Kjo për faktin se gjykatat në Kosovë nuk e njohin atë si blerës të Hotelit Grand. (A. Shabani)./ Infokusi/

Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy