Ekonomi

AKP-ja mohon se në “Grand” do të investojë Presidenti Trump

Autori: Gazeta inFokus 16:12 | 22 March 2018

Paralajmërimet e Presidentit Thaçi se në vend të Hotelit Grand, mund të ndërtohen Kullat e Trumpit, duket se do të mbesin vetëm ëndërr. Kjo për faktin, se kompania e Presidentit  të SHBA-së, Donald Trump zyrtarisht nuk ka shprehur interesim për të investuar në këtë hotel.

Së paku kështu thonë në Agjencinë Kosovare të Privatizimit, nën menaxhimin e së cilës gjendet tani kjo ndërmarrje.

Në Agjencinë Kosovare të Privatizimit deklarojnë se ka pasur interesim nga kompani të huaja për investime. Por, thonë se Kompania e Presidentit Trump nuk ka shprehur interesim për të investuar në hotelin që dikur ishte më me nam në tërë Kosovën.`

-Advertisement-

“Jo, nuk kemi pasur ndonjë interesim”, ka thënë shkurt zëdhënësi i AKP-së, Ylli Kaloshi për Infokusin.

Gjersa, shtojnë se hotelin e kanë vizituar shumë kompani me renome ndërkombëtare.

“Udhëheqja e Agjencisë ka pritur disa kompani me renome në industrinë e hotelerisë të cilat e kanë vizituar objektin e hotelit”, ka thënë Kaloshi për Infokusin.

Në AKP flasin edhe për gjendjen e tanishme të këtij hoteli dhe për investitorët për këtë hotel.

Zëdhënësi i AKP-së, Ylli Kaloshi ka thënë për Infokusin se Hoteli Grand aktualisht është në process të likuidimit. Ai deklaron se prej se ky objekt ka kaluar në dorë të AKP-së, ndërmarrja ka pasur rritje të hyrash.

“Që nga marrja nën kontroll të drejtpërdrejt të “Hotel Grandit” nga AKP dhe përfshirja e saj në likuidim, ndërmarrja ka pasur rritje të hyrash në veprimtaritë e saj, është arritur inkasimi i qirasë e borxheve, ndërmarrja ka arritur të paguaj shërbimet publike e komunale, të rrisë të hyrat nga bujtjet etj. si dhe të paguaj pagat e punëtorëve”, ka thënë Kaloshi.

Kaloshi thotë se AKP-ja është duke administruar me të dhe se Hoteli është i gatshëm për t’u ofruar për privatizim, gjersa e konsiderojnë këtë hotel si një asset të një rëndësie të veçantë.

Sipas tij, Bordi i Drejtorëve i AKP-së do ta trajtoj me kujdes rëndësinë e këtij aseti për ekonominë e Kosovës dhe do të merr vendim për hapat e ardhshëm.

“…qoftë edhe përmes ligjit për Investime Strategjike, i miratuar nga Kuvendi i Kosovës. AKP do të kordinohet me Qeverinë e Kosovës në gjetjen e investitorëve relevant nga fusha e hotelerisë në privatizimin e Hotelit Grand, aset ky i një rëndësie të veçantë”.(A.Shabani)/Infokusi/

Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy