Auto&Tech

Harroni fjalëkalimet, të dhënat do t’i mbrojmë në mënyrë tjetër

Autori: Gazeta inFokus 14:05 | 22 March 2018

Prodhimi i telefonave të mençur tashmë kanë vendosur hapjen përmes rrugës së autencitetit biometrik dhe tash gjithnjë e më shpesh një mënyrë e tillë përdoret edhe për hapjen e kompjuterëve, madje edhe të ndërtesave.

Sipas disa studimeve, madje 90 për qind të kompanive deri në vitin 2020 do të përdorë autencitetin biometrik, shkruan CNN Money.

Autenciteti biometrik përdorë fytyrën, gjurmët e gishtërinjve për të konfirmuar identitetin e dikujt, transmeton KosovaPress.

-Advertisement-

Por, as autenciteti biometrik nuk është e mbrojtur- të dhënat biometrike mund të vidhen dhe të keqpërdoren.

Ekspertët tashmë kanë treguar se është e mundshme që të mashtrohen kamerat për leximin e fytyrës dhe gishtërinjve.

Disa kompani zhvillojnë metoda të reja të bazuara në sjelljen e përdoruesve – në cilën pozitë mbajmë telefonin e mençur kur e përdorim, nëse shtypim me ndihmën e një ose dy duarve, si dhe për nga mënyra si lëvizim gishtin në ekran.

Bankat dhe institucionet financiare janë më të interesuara për këtë mënyrë të identifikimit të përdoruesve, pasi ju mund të krijoni një maskë të një personi ose të shtypë fjalët, por vështirë se mund të kopjoni mënyrën në të cilën dikush lëviz gishtin në ekran.

Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy