Trump-i ia mësynë Hotelit Grand
Autori: Gazeta inFokus
13:01 | 22 March 2018
Dikur ishte “pasqyra e Kosovës”. Tani hoteli me pesë yje në “zemër” të Prishtinës, “Hoteli Grand” rrallë akomodon mysafirë.
Janë afro 500 dhoma që tash e sa vite presin t’i vizitojë ndokush.
Gjithçka duket shkretë.
Së paku edhe për një kohë, siç paralajmëron edhe Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.
Ai ka dhënë një lajm interesant për fatin e kësaj godine thuajse fantazmë.
Në vend të Hotelit Grand mund të ndërtohen Kullat e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, “Trump Towers”, shkruan Infokusi.com.
Kështu kishte sugjeruar Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në një intervistë për gazetën amerikane “Neë York Times”.
“Ndoshta ne mund të ndërtojmë një Kullë Trump atje,” kishte sugjeruar Thaçi.
E pretendimet e kreut të vendit, nuk i mohojnë as në Ministrinë e Diasporës dhe Investimeve Strategjike.
Zëdhënësi i kësaj Ministrie, Lorik Pustina ka thënë për Infokusin se ka interesim nga kompanitë amerikane për të investuar në këtë projekt. Por, nuk kanë dashur të japin detaje se a është edhe kompania e Trump, në mesin e të interesuarave.
“Sa i përket çështjes së Hotelit Grand, unë mund të ju them se ka kompani të interesuara nga ShBA-të për të aplikuar si investues strategjik në këtë projekt, por duke mos dashur që të prejudikojmë rezultatin e procesit, në këtë fazë nuk mund të japim më shumë detaje”, ka thënë Pustina për Infokusin.
Në garë me shtetin e Kosovës për këtë hotel, është edhe zëvendës kryeministri i Kosovës, njëherësh ministër i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli.
Kompania e tij, “MabCo Contructions” ka paditur Qeverinë e Kosovës, në arbitrazh ndërkombëtarë, përkatësisht Ministrinë e Drejtësisë nga e cila kërkon njohjen e investimit prej mbi 5.1 milionë euro në këtë hotel.
“Grand Hotel Prishtina” është ende në pritje të investitorëve qoftë të huaj e qoftë vendor, por që do t’ia kthenin namin që kishte në fillet e tij.(Arjeta Shabani)/Infokusi/

T� tjera
-
Eurodeputeti holandez: Turp që aplikimi i Kosovës për statusin e vendit kandidat ka mbetur në sirtarët e BE-së
Eurodeputeti holandez Thijs Reuten e ka cilësuar si “turp dhe skandal” faktin...
-
A do garojë për kryetar të LDK’së?, Haziri: E shoh procesin ndryshe- Bajrami, Gashi e Rama emra kredibilë
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka folur për zhvillimet në Lidhjen Demokr...
-
Shtiu me armë në ahengun familjar, por ia pa “sherrin” – policia ia konfiskon pistoletën me leje
Një aheng familjar në fshatin Gjurkovc të Shtimes ka përfunduar me konfiskimi...
-
Nga Raiffeisen në TEB Bank – Albion Ferati, i dyshuar për qasjen në llogarinë e Përparim Ramës, tani mban pozitën Head of Accounting
Rasti i dyshuar i cenimit të konfidencialitetit bankar të kryetarit të Prisht...
-
Trump konfirmon se SHBA-ja ka kryer sul*me të reja ndaj Iranit
Presidenti amerikan, Donald Trump, konfirmoi se forcat amerikane kanë kryer s...
-
Policia e Kosovës ia konfiskon armën me leje një personi në Shtime pasi shtiu me të gjatë një ahengu familjar
Policia e Kosovës ka konfiskuar një armë zjarri, pasi me datën 07.11.2026, i ...
-
Zv.ministri i jashtëm turk viziton vendin ku po ndërtohet Xhamia e Prishtinës, ja sa do të ketë kapacitet
Zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Ali Özel, gjatë qëndrimit në...
-
“Shumë gra qëndrojnë në martesë toksike, për hatër të fëmijëve” – Gjendja e grave në Kosovë vazhdon të jetë shumë shqetësuese
Gjendja e grave në Kosovë vazhdon të jetë shqetësuese, veçanërisht për ato që...
-
Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
Nëse po planifikoni të udhëtoni mes Norvegjisë dhe Kosovës, PrishtinaTickets ...
-
Aleanca kritikon Qeverinë Kurti: Po e përmbyllni javën me shkelje e skandale
Aleanca, partia që tashmë e drejton nga Ardian Gjini, ka kritikuar Qeverinë e...
-
Rinisin tensionet te Ministria e Arsimit, policia përdor spraj dhe autobotët me ujë ndaj protestuesve
Kanë rinisur tensionet mes protestuesve dhe forcave të policisë pranë Ministr...
-
371 kandidatë hyjnë në test për 34 pozita të prokurorëve të rinj, 10 vende të rezervuara për komunitetin serb
Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka mbajtur testin kualifikues për 371 ka...


































