“Kombëtarja, një emocion i papërshkrueshëm”
Autori: Gazeta inFokus
17:05 | 21 March 2018
Kristal Abazaj dhe Enis Gavazaj ishin futbollistët që sot dolën përpara mediave për konferencën për shtyp nga rezidenca e ekipit kombëtar të futbollit në rezort “Tropikal” në Durrës, shkruan infokusi.
Dy futbollistët e thërritur për herë të parë në ekipin kombëtar A e konsideruan një emocion të papërshkrueshëm prezencën në përfaqësuese dhe deklaruan se do të japin maksimumin e tyre. Kristal Abazaj, sulmuesi në formë që vjen nga kampionati shqiptar përpara gazetarëve theksoi: “Kur mora ftesën nga ekipi A ishte një emocion i jashtëzakonshëm.
Konkurenca në grup na shërben dha na vlen pasi të imponon të japësh më shumë se 100 %, por ai që vendos është vetëm trajneri. Ne duhet të japim më të mirën tonë në stërvitje, luajmë, apo nuk luajmë. Këtu në ekipin kombëtar është një tjetër ritëm, sepse lojtarët që vijnë nga kampionatet e huaja kanë një tjetër përgatitje, por që atmosfera është shumë e mirë dhe janë jo pak lojtarë që na ndihmojmë që të përshtatemi shpejt. Për lojtarët e tjerë nga kampionati kombëtar nuk është aspak një diçka e vështirë, pasi, nëse rritesh dhe paraqitesh shumë mirë, unë mendoj se që mundësia është për të gjithë”,- theksoi Abazaj.
Ndërkaq, Enis Gavazaj, futbollist i Skënderbeut, shprehet në lidhje me prezencën e tij në skuadrën përfaqësuese: “Kisha emocione që ishte thirrja e parë nga Kombëtarja A, pasi kam qenë grumbulluar më parë edhe me skuadrat e moshave. Ishte dhurata më e bukur dhe ndër arritjet e mia më të mëdha, thirrja nga trajneri”. Ne duhet të tregojmë vlerat tona. Atmosfera është shumë e mirë, pasi kam gjetur dhe disa miq që kam patur. Duhet të tregojmë veten në stërvitje”. I pyetur në lidhje me një ftesë të mundshme nga kombëtarja e Kosovës, Gavazaj pohoi: “Po. Kam patur dy-tre ftesa nga Kosova, por kam menduar gjithmonë për Shqipërinë. Jam këtu ku jam, pasi kam zgjedhur me dëshirën dhe zemrën time të luajë për skuadrën kombëtare të Shqipërisë”,- përfundoi ai. /infokusi.com


T� tjera
-
Studentët shqiptarë pro krijimit të një lëvizjeje politike sipas modelit serb: S’ka më fjalë, veprime
“Sot në orën 2 te vendi”, kështu nis dita e të rinjve që prej 5 muajsh janë n...
-
Ambasada britanike pas rastit të Arlindës: Askush që kërkon ndihmë nuk duhet të mbetet pa mbrojtje
Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka shprehur pikëllim të thellë pas ra...
-
“Të mos përfundojë me lamtumirën e fundit”, Musliu për debatin rreth rastit të Arlindës
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, në seancën për v...
-
Maqedonci: 209 rekrutë të rinj nisin stërvitjen ushtarake bazë në FSK
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se 209 rekrutë të rinj kanë...
-
14 ditë protestë! Pjesëmarrje më e ulët dhe situatë e qetë
Pas 3 orësh te Ministria e Arsimit ku u grumbulluan rreth orës 14:00, në mbrë...
-
Krismë armësh në Gjakovë, dy familjet tentojnë të qerojnë hesapet në rrugë
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në orët e mbrëmjes në zonën e Bllokut...
-
Gjini: Kurti ligjëroi për përgjegjësitë e shtetit, por askush nga pushteti nuk dha dorëheqje pas vrasjes së Arlinda Zekajt
Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt, ...
-
Tahiri-Matoshit, pasi përmendi Sami Lushtakun: Mos moralizo
Deputeti i LDK-së Lutfi Haziri, ka folur në seancën e jashtëzakonshme të Kuve...
-
Rasti i Arlindës, Musliu sjell shembullin e Pejgamberit për rolin e gruas në jetën e burrit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Osman Musliu, ka folur për herë të parë në ...
-
Tahiri kërkon dorëheqjen e Gërvallës pas rastit të Arlinda Zekajt
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri, ka kërkuar dorëheqjen e m...
-
Paris Guri reagon për mungesën e uniformave të kadetëve të Policisë: S’ka uniforma për ata që nesër duhet t’i mbrojnë gratë nga dhuna
Deputeti Paris Guri ka reaguar për mungesën e uniformave të kadetëve të Polic...
-
Kadrijaj: Qeveria duhet të mbajë përgjegjësi për rastin e Arlindës
Deputetja e Aleancws, Time Kadrijaj, ka kërkuar përgjegjësi nga Qeveria pas v...






























