Ekonomi

Ndotja, Trafiku Urban merr 31 mijë euro për transportin e udhëtarëve

Autori: Gazeta inFokus 11:06 | 20 March 2018

Ndalimit të qarkullimit të automjeteve brenda kryeqytetit më 31 janar e 1 shkurt ia pa hajrin Ndërmarrja Publike komunale Trafiku Urban.

Qeveria e Kosovës në krye me Ramush Haradinaj ka marr vendim që 31 mijë euro ti ndahet ndërmarrjes për transportin falas që iu kanë ofruar qytetarëve për këto ditë, pasi ishte ndaluar qarkullimi i veturave me qëllim eliminimin e ndotjes në Prishtinë.

“Ndahen mjete financiare në shumë prej 31.795.20 euro, për pagesën e shërbimeve të Ndërmarrjes Publike Komunale-Trafiku Urban, për transportin falas të qytetarëve për shkak të ndalimit të qarkullimit të të gjitha automjeteve brenda qytetit të Prishtinës, nga ora 06:00-22:00, në datat 31.01.2018 dhe 01.02.2018”, thuhet në vendimin e Qeverisë, një kopje të së cilit e ka siguruar Infokusi.

-Advertisement-

Në vendimin e Qeverisë thuhet se shuma prej 31 mijë e 795 eurove nga programi Shpenzimet e Paparashikuara të transferohen në  Komunën e Prishtinës e cila më pas do t’ia bartë Trafikut Urban.

“Mjetet nga pika.1 e këtij vendimi ndahen nga Shpenzimet e Paparashikuara, nën programi Shpenzimet e Paparashikuara, me kod 232-13100, kategoria e Shpenzimeve të Rezervës, dhe transferohen në Komunën e Prishtinës me kod 616, në nën programin Administrata me kod 16306 në kategorinë e shpenzimeve Subvencione dhe Transfere”.

Më tej, aty thuhet se obligohet Komuna e Prishtinës dhe Ministria e Financave që ta zbatojë këtë vendim./Infokusi

 

Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy