Ekonomi

Gratë që “mbijetojnë” të vetme në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 18:22 | 19 March 2018

Janë 2,055 gra të vetme në Kosovë, që janë pjesë e personave në nevojë të shoqërisë, të cilët jetojnë në kushte të rënda.

Bazuar në të dhënat Skemës së Ndihmës Sociale, nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, në Kosovë jetojnë gjithsej 2.454 familje me prindër vetushqyes. Prej tyre 2,055 janë gra, dhe 399 janë burra.

Një pjesë e madhe e tyre janë në këtë gjendje për shkak të shkurorëzimit.

-Advertisement-

Në raportin e Agjencisë së Statistikave të Kosovës të vitit 2016-të, janë gjithsej 1.110 çifte-bashkëshortore të shkurorëzuara.

“Prej tyre, meshkuj të përkatësisë shqiptare ishin 96.3%; serbe 0.4%; turke 0.3%; boshnjake 0.9%; rom, ashkali dhe egjiptian 1.1% dhe të tjerë me 1.1%. kurse, femra të shkurorëzuara sipas përkatësisë etnike ishin: shqiptare 83.7%; serbe 0.5%; turke 0.3%; boshnjake 0.8%; rome, ashkalike dhe egjiptiane 0.8%, si dhe të tjerë 14.0%”.

Referuar këtyre statistikave, sipas kohëzgjatjes së martesës, dominon viti i parë me 15.2%, viti i dytë me 12.6 % dhe më pak se një vit 8.7% të të shkurorëzuarve.

Shkurorëzimet sipas grup-moshave, dominonin femrat e moshës 25-29 vjeçare me 230 shkurorëzime, ose 20.7%. Kurse, te meshkujt dominojnë moshat 30-34 vjeçe me 233, ose 21.0%.

Sipas përgatitjes shkollore, dominojnë femrat dhe meshkujt me shkollë të mesme. Numri i femrave të kësaj kategorie është 402, ose 36.2%, kurse e meshkujve 484, ose 43.6%.

Ndërkaq, numri më i madh i bashkëshortëve të shkurorëzuar janë pa fëmijë me 65.8%, pastaj vijnë me dy fëmijë me 12.5% dhe me një fëmijë me 11.0%./Infokusi.com

Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy