Hoxha: Qeveria i ka borxh mbi 5 milionë euro Postës së Kosovës
Autori: Gazeta inFokus 06:57 | 17 March 2018
Vetëm vitin e kaluar Posta ka pasur humbje prej 870 mijë eurove.
Kryeshefi ekzekutiv i Postës së Kosovës, Sejdi Hoxha, në një intervistë për Telegrafin, ka folur për gjendjen financiare në të cilën gjendet Posta.
Ai ka thënë se për shkak të humbjeve dhe borxheve të Qeverisë ndaj Postës rrezikohen edhe pagat e punëtorëve për muajin prill.
“Gjendja financiare është tejet serioze, shtyrja e pagesës e ka sjellë Postën që të merr vendim për zbritjen e pagave, si dhe ndaljen e sigurimit shëndetësor për punëtorë. Por pavarësisht këtyre masave kemi ardhur në situatë të rëndë që edhe nëse shkojmë me projekte tjera të cilat kërkojnë kohë për implementim nuk mund të zgjidhim problem në rast se nuk kryhet mbulesa e shpenzimit postar nga Qeveria”, thotë Hoxha.
Ai ka treguar se për shkak të humbjeve të krijuara nga shërbimi universal postar, ku Posta detyrohet që t’i dërgojë pakot postare me një çmim prej 40 cent, si dhe mos shlyerjes së borxheve nga Qeveria për këtë ndërmarrje publike, gjendja e saj financiare është e rënduar.
“Që nga viti 2013 e deri më sot nuk na është subvencionuar asnjë cent, për këtë shërbim. Për këtë Qeveria i ka borxhe Postës së Kosovës, mbi 5 milionë euro për shërbime postare. Pikërisht mos mbulimi i shpenzimeve për shërbimin universal postar e ka sjellë këtë gjendje tepër të rëndë financiare, me pas vonesa edhe në pagesën e pagave të punëtorëve”, ka treguar Hoxha.
Ai ka thënë se vetëm vitin e kaluar Posta ka pasur humbje prej 870 mijë eurove.
Kryeshefi ekzekutiv i Postës së Kosovës, ka thënë se në këtë ndërmarrje janë të punësuar rreth 1000 persona.
“Kemi rreth 750 mijë euro paga mujore për punonjësit e postës. Deri më tani paratë për paga i kemi siguruar vet – nuk kemi marrë asnjëherë subvencione nga Qeveria”, tha ai.
Hoxha ka thënë se kur janë ndarë nga Vala kanë pasur humbje vjetore prej 3.5 milionë eurove, ndërsa kanë trashëguar nga ndarja rreth 5 milionë euro buxhet.
Por për të dalë nga kjo gjendje ai tregon se e kanë rritur numrin e shërbimeve. “Ne kemi rrit numrin e shërbimeve nga 2 shërbime në pothuajse 100 shërbime të reja dhe kemi shkurtuar shpenzime operative dhe të pagave. Në vitin 2015 kemi bërë një shkurtim të pagave duke filluar nga pozita ime për 29% për 1000 euro në muaj, dhe të zyrtarëve tjerë”, ka thënë kryeshefi ekzekutiv i Postës së Kosovës, Sejdi Hoxha.
Ai pagat në Postën e Kosovës, i ka vlerësuar mesatare derisa ka thënë se një postier paguhet rreth 500 euro.
Hoxha ka treguar se gjendja e vështirë në Telekomin e Kosovës si dhe ndërrimi i strategjive të Vala-së rreth shitjes së mbushjeve ka prekur edhe Postën e Kosovës.
“Ne shesim produktet e Valës, në vitin 2013 kemi pasur rreth 400 mijë euro të hyra nga shitja produkteve të Vala-s, tash kemi rreth 80 mijë euro në muaj. Ka një rënie drastike të të hyrave për shkak se Vala ka hapur edhe pika të tjera për shitjen e produkteve të tjera”, tha Sejdi Hoxha kryeshef ekzekutiv i Postës së Kosovës.
Po ashtu ai ka folur edhe për shpërndarjen e asistencës sociale për rreth 23 mijë veta si dhe mundësin që mund të kryej shërbime të tjera për Qeverinë e Kosovës në të gjitha pikat e saj.
Të tjera
-
Sam Hou Fai, kryeekzekutivi i rajonit Makao
Sam Hou Fai që fitoi në zgjedhjet e 13 tetorit, u emërua zyrtarisht si kryeek...
-
“Klubi i stërvjetruar politik”, VV sulmon opozitën për premtimet për rritje pagash
Lëvizjes Vetëvendosje po i pengojnë premtimet për rritje të pagave nga partit...
-
AAK vazhdon mobilizimin në Austri, Kadrijaj: Diaspora në mbështetje të Aleancës
Deputetja e Kuvendit nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ti...
-
Haradinaj ngjitet Majës së Strellcit
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj është mjaft ak...
-
Nagavci: Le ta mbrojmë gjuhën shqipe me çdo formë, çdo ditë nga pak, dhe çdo vit më shumë
Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci është shprehur se si ministri kanë ndërm...
-
Kurti shkon në Austri, merr pjesë në Forumin Ekonomik të Vjenës
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar sot për në Vjenë të Austrisë...
-
Abdixhiku premton: Me ne, Kosova do të anëtarësohet ne NATO e BE
Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku në kuvendin e 11-të zgje...
-
Gjendja e fëmijës që u plagọs nga vëllai në Suharekë është stabile
Një 10-vjeçar u plagos aksidentalisht mbrëmë nga vëllai i tij i mitur në Suha...
-
Haxhiu për agjendën e VV’së: Shah e ping-pong me Deharin
Deputeti i PDK’së, Bekim Haxhiu, ka reaguar pas publikimit të agjendës së Lëv...
-
Bëri shqiponjën në Beograd, policia e Daçiqit e arreston shtetasin e Zvicrës
Një shtetas i Zvicrës është arrestuar të shtunën në Beograd, pasi që siç rapo...
-
Ben-Meir: BE-ja është shumë e pakënaqur me Kurtin
Profesori dhe eksperti amerikan në shkenca politike, Alon Ben-Meir thotë se B...
-
Mbi 100 organizata të shoqërisë civile nga Ballkani i kërkojnë BE-së përfshirjen e Kosovës në iniciativën ECMI
Rrjeti Ballkanik për Zhvillim të Shoqërisë Civile (BCSDN), anëtare e së c...