Lajme

Gruveski komenton incidentin me Xhaferin, ja çfarë thotë

Autori: Gazeta inFokus 21:10 | 16 March 2018

Ish-kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Grueski që tentoi pengimin e miratimit të Ligjit për përdorimin e gjuhëve në Kuvend, ka thënë se nuk ka dashur incident, ndërsa kërkon nga Talat Xhaferi që të kërkojë falje ndaj opinionit publik.

“Në asnjë mënyrë nuk isha qëllimi të krijoj ndonjë incident, por qartë dhe zëshëm isha për ti treguar se nuk pajtohem me mënyrën e sjelljes së vendimit të atij ligji”, deklaroi Gruevski, transmeton Indeksonline.

Gruevski ka sqaruar se vetëm e ka tërhequr për dorë Xhaferin dhe nuk ka bërë diçka tjetër, duke shtuar se Xhaferi duhet t’i kërkoj falje edhe publikut shqiptar, pasi që Ligji është miratuar në formë kontrabandimi.

-Advertisement-

https://www.youtube.com/watch?v=Q_GIHZa-QNU

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC
-Advertisement-

Të tjera