Osmani: Ju e urreni LDK-në
Autori: Gazeta inFokus
15:14 | 14 March 2018
Deputetja e LDK-së Vjosa Osmani ka reaguar ndaj zëvendëskryeministrit të Kosovës Enver Hoxhaj i cili ka thënë se LDK nuk ka lejuar formimin e ushtrisë.
Osmani tha se nuk ka pasur asnjë garancë se serbët do ta votojnë ushtrinë nëse iu zgjatet mandati i vendeve të rezervuara.
“Në asnjë moment nuk ka pasur garancë nga askush dhe në veçanti jo nga pakica serbe, sepse ju flisnit në emër të tyre nuk i linit ata të flisnin, se në qoftë se vazhdohen vendet e rezervuara ata do ta votonin ushtrinë. Përkundrazi ky ka qenë një kurth i ndytë, kurth në të cilin keni dashtë të na fusni neve që të votohen edhe shumë me shumë vende për pakicat se që i kanë tani dhe a e dini cili ka qenë rezultati i mundshëm me a të dalje në përqindje të serbëve që kishim në atë kohë, sot do t’i kishim grupin me të madh parlamentar. 23 i keni PDK-ja, ju mendojshit se gjithë do t’i keni 40, sot keni 23. Me atë logjikë keni menduar atëherë e jo që do ta sillnit grupet e pakicave në një grup me të madh se secili grup tjetër shqiptar. Ne si LDK mburremi, po e përsëris që e kemi thënë që nuk e pranojmë një kurth dhe skenar të tillë. E dyta asnjëherë Lista nuk ka thënë se do ta votoj ushtrinë, sa atëherë e as ta sh, mund të ketë pasur vetëm deputetë individual”, tha Osmani.
Deputetja Osmani ka shkuar edhe me larg, duke i thënë PDK-së, se e kanë urrejtë LDK-në edhe gjatë luftës.
“Deri me tani e ka dëshmuar se vetëm LDK-ja e ka seriozisht krijimin e ushtrisë, sepse shihni çfarë bëri Hashim Thaçi në fund të mandatit të kaluar, ju jeni në gjendje të rrezikoni dhe partneritetin, nuk i kemi vetëm për qejf, i kemi esenciale, ekzistenciale, jeni në gjendje t’i rrezikoni ato miqësi ekzistenciale për shtetin e Kosovës që kemi ndërtuar për njëzet vjet vetëm për të shpëtuar lëkuren tuaj, deri këtu jeni në gjendje të shkoni dhe vini këtu na shisni moral për kulturë politike e leksioni politike i shisni kujt, LDK-së….këtë urrejtje ndaj LDK-së ne jemi mësuar qysh prej viteve 90-ta, e keni pasur edhe gjatë luftës, ndaj formacioneve ushtarake që i kanë respektuar institucionet e udhëhequra nga Rugova, e keni urrejtje edhe sot ndaj përpjekjeve tona për të krijuar ushtrinë”, theksoi Osmani.

T� tjera
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...
-
“E ndjera i kishte paralajmëru – Duhet të shqyrtohet përgjegjësia e secilit”, Haradinaj për vrasjen e Arlinda Zekajt
Ish-kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, i ftuar në Pressing në T7, foli ...
-
“Letër prej tri faqesh e gjysmë”: Kuçi thotë se Arlinda Zekaj i kërkoi ndihmë Kryeprokurorit të Shtetit tri ditë para vrasjes
Rreth tri ditë para se të vritej, e ndjera Arlinda Zekaj i kishte shkruar një...
-
Daut Haradinaj pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Mbiemri Haradinaj nuk është mburojë për askënd, do të ketë pasoja ligjore
Daut Haradinaj ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke kërkuar...
-
Janina Ymeri i kërkon llogari Gërvallës: Ku e çoni ju viḳtimën?
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka kërkuar përgjegj...
-
Burri që i dorëzoi Vuçiqit fletëvotimin: Ai mezi ecte, e dinte se kishte marrë fund
Aleksandar Vuçiq, kandidati kryesor i listës “Serbia e Bashkuar”, votoi në zg...
-
Qytetarët ndezin qirinj në Pejë në kujtim të Arlinda Zekajt, kërkojnë drejtësi dhe mbrojtje për gratë
Qytetarë dhe përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile janë mbledhur në...
-
Specialja miraton publikim transkripteve me redaktime në rastin Thaçi e tjerët
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë miratuar publikimin e versione...
-
Rasti i Pejës, Bajrami: Haxhiu s’do të duhej t’i merrte në mbrojtje Sveçlën dhe Gërvallën
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kritikuar ins...
-
Nesër varroset Arlinda Zekaj
Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë ...
-
Studentët shqiptarë pro krijimit të një lëvizjeje politike sipas modelit serb: S’ka më fjalë, veprime
“Sot në orën 2 te vendi”, kështu nis dita e të rinjve që prej 5 muajsh janë n...






























