Auto&Tech

Kështu mund të duket Mercedes A-Class Sedan për 2020-ën

Autori: Gazeta inFokus 10:59 | 14 March 2018

Dizajneri i pavarur Kleber Silva ka publikuar disa fotografi përmes të cilave ka paraqitur idenë e tij se si mund të duket Mercedes A-Class në version Sedan për vitin 2020.

Sipas Silvas, A-Class Sedan ka të njëjtat drita si versioni Hatchback, maskën e përparme dhe difuzerin e “egër” të përparme, transmeton Koha.net. Pjesa tjetër e veturës në fotografi është unike.

Pamja standarde e këtij modeli pesë-dyersh ka ndryshuar edhe falë xhamit të pasmë dhe linjave të bagazhit. Po ashtu, dritat e pasme, sistemi i shkarkimit të gazrave dhe difuzeri i pasmë janë të njëjta sikurse te Hatchback.

-Advertisement-

Image

Natyrisht, ende nuk dihet se si do të duket Mercedes A-Class Sedani në realitet por mbetet të shohim disa muaj më vonë. Megjithatë, dihet se versioni Sedan do të huazojë shumë gjëra nga Hatchback, veçanërisht kur është fjala për motorët.

Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy