Mediat në Shqipëri: Batatina refuzoi që pas ndeshjes t’i jepte dorën Shkëmbit
Autori: Gazeta inFokus
20:07 | 13 Mars 2018
Disa javë më parë trajneri i Llapit, Batatina, nuk e administroi dot suksesin e merituar pas një fitoreje kundër Prishtinës. Ai në publik tha që trajnerët e ardhur nga Shqipëria shumë shpejt do kthehen në Shqipëri, madje me autobus.
Ai u bëri thirrje trajnerëve nga Kosova që të mos shqetësohen, sepse shumë shpejt do rikthehen në vendet e tyre të punës. Javën e shkuar ai humbi 2-0 në Podujevë kundër Lirisë së Bledi Shkëmbit. Liria e kishte mundur madje dhe në ndeshjen e parë në Prizren 3-0. Në ndeshjen e fundit shënoi Domgjoni, i rritur te Tirana, shqiptar nga Kosova, dhe Magani, një sulmues që vjen nga Kategoria Suiperiore në Shqipëri dhe që deri tani ka shënuar 9 gola me peshë në Kosovë.
I ati i Arturit, Gugash Magani, po trajnon kampionen në fuqi, Trepçën ‘89. Rezultatet nuk i ka pasur të shkëlqyera, por ama të gjithë i bëjnë komplimente për stilin e stërvitjes dhe për një metodikë të re që ka future në programe, sidomos ato taktike.
Batatina – për t’u rikthyer te trajneri i Llapit – refuzoi që pas ndeshjes t’i jepte dorën Shkëmbit, madje nuk doli as në konferencën për shtyp. Në përgjithësi opinioni në Kosovë ka qenë disi i zemëruar me deklaratat e tij.
Shqipëria dhe Kosova janë një dhe ky farë lokalizmi i shfaqur në publik nuk i bën mirë tregut tonë të futbollit. Duhet ta ketë ndjerë gabimin, sepse fill pas asaj deklarate Llapi humbi 4 ndeshje rresht, duke humbur madje dhe vendin e parë. Gjithsesi, Llapi ka potencial për të bërë më mirë. Sulmuesi kryesor Mirlind Daku është 19 vjeç dhe kërkohet nga ekipet më të mira në Shqipëri. Ai kundër Prishtinës për Kupë shënoi një gol pothuajse nga gjysma e fushës.

T� tjera
-
Gërvalla: Vrasja e Arlindës e ka tronditur thellë Kosovën, vetëm një burrë i lig ngre dorën ndaj një gruaje
Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Ze...
-
Nëna e Liridona Ademajt ndan dhimbjen me familjen Zekaj: Kur e mora vesh se edhe një çikë e Kosovës u bë viktimë e vrasjes, mu rihapën plagët
Nëna e Liridona Ademajt, e cila u vra nga bashkëshorti i saj, Naim Murseli ka...
-
Rasti i gruas në Pejë, Tahiri: Do të duhej të kishte dorëheqje – s’mjaftojnë ngushëllimet
Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri, ka kërkuar dorëheqje dhe shkarkime pas vr...
-
Vëllai i Arlinda Zekajt: Zemra nuk po ma mban me shkru për vrasjen tande
Alban Zekaj, vëllai i Arlinda Zekajt, gruas që u vra mizorisht mbrëmë, tre di...
-
Osmani: Vepra e dhunës në familje do të duhej ta kishte dënimin e njëjtë si terrorizmi
Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kërkuar përgjegjësi institucional...
-
Hoxha: Arlinda sot s’mund të flasë, por letra e saj na akuzon të gjithëve që kemi përgjegjësi – kjo ditë është pasqyra jonë
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha tha se ndjen turp për...
-
Haxhiu del në mbrojtje të Gërvallës e Sveçlës pas vrasjes së Arlinda Zekaj: Çfarë faji kanë ministrat?
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka dalë në mbrojtje të mini...
-
Haxhiu për vra*sjen e Arlinda Zekajt: Nuk mjaftojnë raportet që përfundojnë në sirtar, kërkohen masa ndaj atyre që shkelën detyrën
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka kërkuar hetim të plotë t...
-
Seanca e Kuvendit nis me një minutë heshtje për Arlinda Zekajn
Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit, që po mbahet për rastin e vrasjes mizore...
-
Haxhiu për vra*sjen e Arlinda Zekajt: Fjalët e saj sot tingëllojnë si paralajmërim tragjik që nuk arritëm ta parandalonim
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka folur për vrasjen e Arli...
-
Macron paralajmëron: E shtuna e ardhshme mbetet “ditë me rrezik të lartë” nga protestat
Presidenti francez Emmanuel Macron paralajmëroi të hënën se e shtuna e ardhsh...
-
Gjyqtari e lejoi dhunuesin të jetojë në një shtëpi me viktimën, ia ndaloi t’i afrohej në distancë dy metrash në shtëpinë ku jetonin
Migjen Kastrati, gjyqtar i Gjykatës Themelore në Pejë, kishte marrë një vendi...


































