Ujësjellësi: Kompania ‘REC-KOS’ ka blerë bocat me klor para gjashtë viteve
Autori: Gazeta inFokus 17:27 | 07 March 2018
Ujësjellësi ”Prishtina” është njoftuar sot nga mediat se katër persona janë helmuar me klor në një hekurishte të komunës së Fushë Kosovës, ku bocat janë blerë nga Ujësjellësi i Prishtinës.
“Njoftojmë opinionin e gjerë publik që në bazë të dokumentacionit që posedojmë në kuadër të Departamentit të Prokurimit, në vitin 2012 është shpallë tenderi për shitjen e materialeve nga metali për reciklim, të cilat materiale, komisionet përkatëse i kanë vlerësuar si asete jashtë përdorimit dhe në mesin e tyre ka pasur edhe boca të klorit të para vitit 1999( të zbrazura dhe jashtë përdorimit), me ç’rast kompania fituese e këtij tenderi ka qenë ‘REC-KOS’ nga komuna e Fushë Kosovës”, thuhet në një njoftim për media nga Ujësjellësi.
Siq thuhet në njoftim më 21 qershor 2012, një komision i caktuar nga menaxhmenti i thershëm/kryeshefi, në përbërje prej tre anëtarëve, ka përfunduar inspektimin dhe pas vlerësimit të materialeve ka kërkuar miratim nga Bordi i atëhershëm i Drejtorëve të KRU”Prishtina” me ç’rast edhe ishte miratuar kërkesa e tyre për zhvillimin e procedurave nëpërmjet Ankandit Publik.
“Pas të gjitha procedurave të rregullta , më datë 28 shtator 2012, KRU ‘Prishtina’ sh.a. ka publikuar njoftimin për dhënie të kontratës për kompaninë ‘REC-KOS’ sh.p.k nga Fushë Kosova. Kontrata me kompaninë fituese është nënshkruar më 3 mars .2012”.
Sipas komunikatës me datën e njëjtë, ish kry shefi Ekzekutiv ka caktuar komision në përbërje prej tre anëtarësh, i cili do jetë përgjegjës për inspektimin dhe mbikëqyrjen e ekzekutimit të ngarkimit dhe transportit të materialeve.
Në bazë të shënimeve të komisionit në fjalë, figuron se në atë kohë, mes tjerash janë shitur gjithsej 187 boca të klorit, nga të cilat 89 kanë qenë me kapacitet 50 litra, ndërsa 98 me kapacitet 150 litra.
“Nga dëshmitë e po të njëjtit komision rezulton se bëhet fjalë për boca të cilat janë jashtë përdorimit dhe komplet të zbrazura. Pra, kompania ‘REC-KOS’ sh.p.k, bocat dhe materialet e tjera të metalit ,të shitura përmes Ankandit Publik, i kishte blerë para 6 viteve”, thuhet në komunikatën e Ujësjellësit./INFOKUSI
Të tjera
-
Hoti ia numëron të bëmat tri vjeçare Kurtit: E ka kurthuar Kosovën në marrëveshje pa njohje, e liroi Serbinë nga ky kusht
Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka reaguar pasi kryeministri Albin...
-
Bie kërkesa e aplikimit për dokumente, Agjencia e Regjistrimit Civil kthehet në orarin e zakonshëm
Ministria e Punëve të Brendshme të Kosovës ka njoftuar se Agjencia e Regjistr...
-
Ministri Maqedonci thotë se do vazhdojë investimin në Forcën e Sigurisë së Kosovës
Në margjina të forumit “Defense 24”, që u mbajt në Poloni, ministri i Mbrojtj...
-
Bashkëshortja i del në krah Hysen Durmishit: Ushtari i vërtetë mbetet i tillë gjithë jetën
Mirjeta Durmishi, bashkëshortja e zëvendësministrit Hysen Durmishi, ka dalë m...
-
Kurti për çështjen e dinarit: Guvernatori i BQK-së nuk më raporton mua, por Kuvendit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha sot se ka pasur përpjekje të vazhdue...
-
Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut, Osmani: Sonte do të mund të vazhdojmë rrugëtimin drejt BE-së
Kandidati për president nga radhët Frontit Evropian në Maqedoninë e Veriut, B...
-
Haradinaj në Gjakovë, lavdëron punën e Ardian Gjinit
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka vizi...
-
Berisha pasi Kurti tha publikisht se Asociacioni është kusht për KiE: Kosova për të është instrument për planet personale
Ish-zv.ministri i Jashtëm i Kosovës, Anton Berisha ka kritikuar kryeministrin...
-
Anëtarësimi në KiE në pikëpyetje, Kurti: S’e mendonim që pengesë do të bëheshin shtetet demokratike, përkrahëse të Kosovës
Fillimisht e përmendi “votimin e fuqishëm” në Asamblenë Parlamentare të Këshi...
-
Varrosẻt Alma Arrazi gruaja që u hodh në lumin Buna me fëmijë
Është përcjellë në banesën e fundit Alma Arrazi, gruaja që u hodh në lumi...
-
Kurti bën homazhe në Saradran të Istogut: Gjaku i tyre nuk shlyhet kurrë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mëngjesin e sotëm në 25 vjetorin e masak...
-
Pas gati tri orësh përfundon intervistimi i Hysen Durmishit në Prokurorinë Speciale
Pas gati tri orësh ka përfunduar intervistimi i zëvendësministrit të infrastr...