Kosova përfiton 30 milionë euro ndihmë financiare nga Luksemburgu
Autori: Gazeta inFokus
15:26 | 07 March 2018
Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, gjatë vizitës zyrtare, ka takuar z. Romain Schneider, Ministër për Zhvillimin e bashkëpunimit dhe Çështje humanitare, ku vlerësoi lart angazhimin dhe kontributin e Schneider si dhe gatishmërinë e tij që përkrahja nga Luksemburgu për Kosovën të vijoj me dinamikën e deritashme, në projektet shumë të rëndësishme për Kosovën.
Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, gjatë vizitës zyrtare, ka takuar Romain Schneider, Ministër për Zhvillimin e bashkëpunimit dhe Çështje humanitare, ku vlerësoi lart angazhimin dhe kontributin e Z. Schneider si dhe gatishmërinë e tij që përkrahja nga Luksemburgu për Kosovën të vijoj me dinamikën e deritashme, në projektet shumë të rëndësishme për Kosovën.
Në këtë rasti gjithashtu u nënshkrua Marrëveshja bilaterale, ku Republikës së Kosovës i akordohet përkrahja financiare në vlerë 30 milionë euro, për projektet e diskutuara dhe të harmonizuara në pajtim të dyanshëm.
“Nevoja e Kosovës është që procesi integrues të përmbyllet sa më shpejt, me projekte që ndikojnë në përmbushjen e kritereve politike, ekonomike dhe sundimit të ligjit”, theksoi Ministrja Hoxha, njofton Komunikata e Ministrisë, përcjell KosovaPress.
Ministrja Hoxha me Ministrin Schneider, diskutuan edhe për të arriturat dhe sfidat e procesit integrues, zbatimin e MSA-së, Agjendën e Reformave nga Agjenda Evropiane, reformën në drejtësi dhe ekonomi si dhe çështjen e integrimit të Kosovës në organizmat ndërkombëtar, duke theksuar se liberalizimi i vizave dhe zhvillimi ekonomik ndikojnë në mirëqenien e qytetarëve, është thelbësor për proceset aktuale.
Ministri Schneider, potencoi se Luksemburgu ishte dhe mbetet përkrahës i fuqishëm i Republikës së Kosovës, duke vënë në pah rëndësinë e projekteve të financuara, për shëndetin publik si dhe projekteve tjera në shëndetësi.
Pas takimit, u zhvillua takimi bilateral, ku u diskutuan detajet e Marrëveshjes bilaterale 2017-2020, ku vend të rëndësishëm iu dha asistencës teknike për Ministrinë e Integrimit Evropian, asistenca për Ministrinë e Financave, Ministrinë e Shëndetësisë, të Arsimit si dhe ambientit, duke ratifikuar Marrëveshje për përkrahjen financiare të Kosovës nga Luksemburgu me 30 milion euro.
Projektet e destinuara për shëndetësi u vlerësuan ato aktualet si dhe mundësia e rishikimit të tyre afatmesëm, reforma në shëndetësi- Strategjia e Sektorit të Shëndetësisë 2014-2020, Sfidat lidhur me zbatimin e Sistemit Informativ të Shëndetësisë, Spitalet rajonale, vështrim mbi sektorin e shëndetësisë dhe fazën e re të projektit të Luksemburgut si dhe koordinimi i donatorëve.
Arsimi profesional, në Prizren dhe Feri
zaj, ku u diskutua qëndrueshmëria, financimi dhe profilet si dhe Ratifikimi i marrëveshjes dypalëshe për arsimin profesional.
Çështje tjetër e rëndësishme në takimin bilateral ishte çështja e ujit, përfundimi i projektit aktual nga Luksemburgu, si dhe përvojat nga ky projekt. Do të përkrahet edhe Shoqëria civile dhe mbështetja për KCSF, Caritas dhe FKL, si dhe Sistemi i Ngrohjes Qendrore- Termokos. Po ashtu, janë diskutuar projektet multilaterale, në veçanti projekti me BERZH (Këshilla për bizneset e vogla).



T� tjera
-
Studentët shqiptarë pro krijimit të një lëvizjeje politike sipas modelit serb: S’ka më fjalë, veprime
“Sot në orën 2 te vendi”, kështu nis dita e të rinjve që prej 5 muajsh janë n...
-
Ambasada britanike pas rastit të Arlindës: Askush që kërkon ndihmë nuk duhet të mbetet pa mbrojtje
Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka shprehur pikëllim të thellë pas ra...
-
“Të mos përfundojë me lamtumirën e fundit”, Musliu për debatin rreth rastit të Arlindës
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, në seancën për v...
-
Maqedonci: 209 rekrutë të rinj nisin stërvitjen ushtarake bazë në FSK
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se 209 rekrutë të rinj kanë...
-
14 ditë protestë! Pjesëmarrje më e ulët dhe situatë e qetë
Pas 3 orësh te Ministria e Arsimit ku u grumbulluan rreth orës 14:00, në mbrë...
-
Krismë armësh në Gjakovë, dy familjet tentojnë të qerojnë hesapet në rrugë
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në orët e mbrëmjes në zonën e Bllokut...
-
Gjini: Kurti ligjëroi për përgjegjësitë e shtetit, por askush nga pushteti nuk dha dorëheqje pas vrasjes së Arlinda Zekajt
Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt, ...
-
Tahiri-Matoshit, pasi përmendi Sami Lushtakun: Mos moralizo
Deputeti i LDK-së Lutfi Haziri, ka folur në seancën e jashtëzakonshme të Kuve...
-
Rasti i Arlindës, Musliu sjell shembullin e Pejgamberit për rolin e gruas në jetën e burrit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Osman Musliu, ka folur për herë të parë në ...
-
Tahiri kërkon dorëheqjen e Gërvallës pas rastit të Arlinda Zekajt
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri, ka kërkuar dorëheqjen e m...
-
Paris Guri reagon për mungesën e uniformave të kadetëve të Policisë: S’ka uniforma për ata që nesër duhet t’i mbrojnë gratë nga dhuna
Deputeti Paris Guri ka reaguar për mungesën e uniformave të kadetëve të Polic...
-
Kadrijaj: Qeveria duhet të mbajë përgjegjësi për rastin e Arlindës
Deputetja e Aleancws, Time Kadrijaj, ka kërkuar përgjegjësi nga Qeveria pas v...


































