Auto&Tech

Volvo heq dorë nga motorët dizel dhe benzinë

Autori: Gazeta inFokus 15:34 | 27 February 2018

Prodhuesi suedez i veturave Volvo plotësisht do të kthehet drejt elektrizimit të automjeteve dhe paralajmëroi se nuk do të zhvillojë më motor me djegie të brendshme.

Në Geteborg thonë se gjenerata e tanishme e benzinës dhe dizelit me turbombushës njëherësh do të jetë e fundit, ndërsa elektrifikimi pritet të kryhet brenda 6 deri 7 vjetësh.

Gjithashtu, Volvo nuk do të prodhojë më versionet kabrio dhe Coupe, me të cilat do të merret motra e tij, kompania Polestar, ndërsa fokusi në vend të veturave sportive do të zhvendoset në Crossoverat dhe SUV-at, transmeton KosovaPress.

-Advertisement-

Volvo nuk do të heqë dorë nga aduti i tij në mesin e limuzinave S80 dhe klasës Golf V40.

Etiketa:
Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy