“Donnarumma largohet nga Milani!”
Autori: Gazeta inFokus
13:28 | 22 February 2018
E ardhmja e Gianluigi Donnarummës është në Paris. Të paktën kjo është ajo që publikohet në median italiane, e cila thekson se portieri i Milanit ka vendosur që të largohet nga kuqezinjtë në fund të sezonit për t’u transferuar te Paris Saint Germain.
Gjithnjë sipas asaj që publikohet në median e vendit të Apenineve, vendimtare në këtë histori rezultoi të ishte ndërhyrja e Marco Verrattit që e ka bindur 19-vjeçarin që të pranojë transferimin në France. Mësohet se Donnarumma e mori vendimin e tij ne 3 muajt e fundit. Portieri italian, përveç projektit teknik të klubit transalpin, ka mbetur i mahnitur edhe nga vetë qyteti i Parisit. Këtyre faktorëve u shtohen edhe këshillat e Verrattit me këtë të fundit që ka të njëjtin agjent si Donnarumma, Mino Raiolën.
Në krahun tjetër, edhe Milani mund ta shohë si një lëvizje të nevojshme kalimin e Donnarummës te PSG, pavarësisht deklaratave të Yonghong Li për mbajtjen e futbollistit në skuadër. Kuqezinjtë, nëse nuk do të kualifikohen për në Ligën e kampioneve, do të kenë nevojë për të ardhura financiare, kështu që shitja e kartonit të Donnarummës mund të jetë një ndër masat që mund të merren. Nëse Donnarumma do të kalojë te Paris Saint Germain, do të përfitojë një pagë 12 milionë Euro në sezon, shifër kjo që është 2 herë më e lartë se paga që përfiton aktualisht te Milan, ndërkohë që vetë klubi do të arkëtojë të paktën 70 milionë euro nga shitja e tij.
Për sa i përket të ardhmes, Milani duket se e ka gjetur pasuesin e Donnarummës dhe bëhet fjalë për Pepe Reinën. Spanjolli është drejt përfundimit të kontratës me Napolin dhe kuqezinjtë duket se e kanë prenotuar kartonin e tij për verën e ardhshme. Një alternativë tjetër për milanezët është edhe Marketti që prej kohësh e ka humbur vendin e titullarit te Lazio kundrejt Strakoshës.

T� tjera
-
Bie çmimi i naftës për 4 centë, kreu i shoqatës paralajmëron ulje të tjera gjatë kësaj jave
Çmimi i naftës në Kosovë ka shënuar rënie prej 4 centësh, ndërsa ulje të tjer...
-
Tahiri: Të enjten në Kuvend do të debatohet për energjinë dhe shëndetësinë
Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës, Besnik Tahiri, pas mbledhjes së Kryes...
-
Pasi Kurti foli për 171 mjekë të kthyer, Këshilltari i Vitisë “saktëson”: 12 u kthyen në Kosovë, 159 janë licensuar
Durim Elshani, këshilltar i ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia ka mbrojtu...
-
Nagavci rreth Ligjit për Specialen: Po diskutojmë me PDK-në për të gjetur pajtueshmëri
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka bër...
-
Seanca e Kuvendit mbahet të enjten në orën 10:00
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka njo...
-
Shifrat demantojnë Albin Kurtin – Nuk janë 85 mijë vende të reja pune por vetëm 12,690
Kryeministri Albin Kurti po krenohet me rezultatet e qeverisjes së tij në eko...
-
Shqiptarët në Mynih garojnë me listën e tyre në zgjedhjet për Këshillin e Migracionit – kërkojnë mbështetje
Shqiptarët që jetojnë dhe veprojnë në Mynih të Gjermanisë do të kenë mundësin...
-
Hoti: Kjo qeveri po e mashtron veten dhe publikun me buxhet të madh të planifikuar për investime kapitale
Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka kritikuar Qeverinë për nivelin e ulët të...
-
Katër raste të dhụnës në familje brenda një dite në Kosovë, tre të arrestuar përfundojnë në mbajtje
Katër raste të dhunës në familje janë raportuar në Policinë e Kosovës gjatë s...
-
Lista Studentore që sfidoi Vuçiqin zbarkon në Kosovë, me retorikë të ngjashme me Listën Serbe
Përfaqësuesit e Listës Studentore të Serbisë kanë zhvilluar një vizitë në Kos...
-
Pas “gafës” së mjekëve, Kurti i fton avokatët kosovarë në Francë që të punojnë si prokurorë në Kosovë: Do të kisha qenë shumë i interesuar
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë qëndrimit në Paris, ka takuar një ...
-
Dëshmitarja e mbrojtjes: Maria Clara ishte e vetëdijshme dhe komunikonte pas rënies nga kati i gjashtë
Dëshmitarja e mbrojtjes në rastin ndaj Endrit Nikës, doktoresha Blerina Gashi...































