Loja me viza
Autori: Gazeta inFokus
09:30 | 22 February 2018
Projektligji për Marrëveshjen e Demarkacionit me Malin e Zi, sot pritet të jetë në rend dite të seancës së Kuvendit për ratifikim.
Kjo marrëveshje, ratifikimi i së cilës është njëri nga kushtet kryesore të BE-së për heqjen e vizave, në Kuvend do të shkojë për herë të dytë, pasi një gjë të tillë e kishte dërguar edhe ish-kryeministri Mustafa, por që e kishte tërhequr.
Ajo tash do të shkojë së bashku me një aneks-marrëveshje, e cila parasheh shqyrtimin e ngritjes së shqetësimeve se Kosova humb territor nga Marrëveshja e 25 gushtit e vitit 2015.
A siguron ratifikimi i Demarkacionit lëvizjen e lirë?!
Edhe pse zyrtarët institucionalë të Kosovës janë shprehur se ratifikimi i Demarkacionit mundëson vendimin e BE-së që kosovarët të lëvizin lirshëm në zonën Schengen, përfaqësues të shteteve të Bashkimit Evropian, kanë shpeshtuar deklaratat se lufta kundër korrupsionit është kushti tjetër për heqjen e vizave.
Drejtori i Përgjithshëm për Fqinjësi dhe Negociata për Zgjerim i Komisionit Evropian, Christian Danielsson, gjatë qëndrimit në Prishtinë më 14 shkurt, ka thënë se Kosova nga 95 kushte ka mbetur pa plotësuar edhe dy, ratifikimin e demarkacionit dhe luftën kundër korrupsionit.
“93 prej 95 kushteve janë plotësuar, kanë mbetur edhe dy. Njëra ka të bëjë me shënjimin e vijës kufitare me Malin e Zi, ndërsa tjetra lufta kundër korrupsionit. Nëse këto dy kushte plotësohen, atëherë ne mund të vazhdojmë përpara”, ishte shprehur Danielsson.
Po thuajse në një frymë kanë qenë edhe deklaratat e zyrtarëve tjerë të BE-së.
Ndërsa, nga institucionet e Kosovës nuk kanë dhënë ndonjë përgjigjeje nëse luftimi i korrupsionit është kthyer kusht për heqjen e vizave, shkruan Lajmi.net.
Lajmi.net ka dërguar pyetje në Ministrinë e Integrimeve Evropiane më 15 shkurt, nëse vizat hiqen me ratifikimin e demarkacionit dhe nëse lufta kundër korrupsionit është kthyer kusht për heqjen e vizave, por që nuk ka marrë përgjigje.
Por, ministrja e Integrimeve, Dhurata Hoxha në deklarimet për media shpesh ishte shprehur se sa më shpejtë të ratifikohet demarkacioni aq më shpejt hiqen vizat. Por, jo vetëm ajo edhe zyrtarë të tjerë shtetëror, duke përfshirë kryeministrin, kryetarin e Kuvendit dhe presidentin, janë shprehur se me ratifikimin e demarkacionit hiqen vizat.
Nga Lidhja Demokratike e Kosovës, parti e cila në mandatin e kaluar ishte në qeveri, kanë thënë se lufta kundër korrupsionit është kthyer kusht për heqjen e vizave me qeverinë Haradinaj, kusht ky i cili ishte hequr në qeverinë e Isa Mustafës.
Ndërsa që edhe pjesëtarë të shoqërisë civile kanë vlerësuar se pa luftimin e korrupsionit nuk ka heqje të vizave.
Kosova është i vetmi vend në Ballkan e cila përballet me regjim të vizave.

T� tjera
-
“Letër prej tri faqesh e gjysmë”: Kuçi thotë se Arlinda Zekaj i kërkoi ndihmë Kryeprokurorit të Shtetit tri ditë para vrasjes
Rreth tri ditë para se të vritej, e ndjera Arlinda Zekaj i kishte shkruar një...
-
Daut Haradinaj pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Mbiemri Haradinaj nuk është mburojë për askënd, do të ketë pasoja ligjore
Daut Haradinaj ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke kërkuar...
-
Janina Ymeri i kërkon llogari Gërvallës: Ku e çoni ju viḳtimën?
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka kërkuar përgjegj...
-
Burri që i dorëzoi Vuçiqit fletëvotimin: Ai mezi ecte, e dinte se kishte marrë fund
Aleksandar Vuçiq, kandidati kryesor i listës “Serbia e Bashkuar”, votoi në zg...
-
Qytetarët ndezin qirinj në Pejë në kujtim të Arlinda Zekajt, kërkojnë drejtësi dhe mbrojtje për gratë
Qytetarë dhe përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile janë mbledhur në...
-
Specialja miraton publikim transkripteve me redaktime në rastin Thaçi e tjerët
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë miratuar publikimin e versione...
-
Rasti i Pejës, Bajrami: Haxhiu s’do të duhej t’i merrte në mbrojtje Sveçlën dhe Gërvallën
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kritikuar ins...
-
Nesër varroset Arlinda Zekaj
Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë ...
-
Studentët shqiptarë pro krijimit të një lëvizjeje politike sipas modelit serb: S’ka më fjalë, veprime
“Sot në orën 2 te vendi”, kështu nis dita e të rinjve që prej 5 muajsh janë n...
-
Ambasada britanike pas rastit të Arlindës: Askush që kërkon ndihmë nuk duhet të mbetet pa mbrojtje
Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka shprehur pikëllim të thellë pas ra...
-
“Të mos përfundojë me lamtumirën e fundit”, Musliu për debatin rreth rastit të Arlindës
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, në seancën për v...
-
Maqedonci: 209 rekrutë të rinj nisin stërvitjen ushtarake bazë në FSK
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se 209 rekrutë të rinj kanë...































