Gripi bën ”kërdinë” në Kosovë
Autori: Gazeta inFokus 09:35 | 15 February 2018
Vetëm gjatë gjashtë ditëve të para të këtij muaji në Kosovë janë raportuar mbi 7100 raste të të prekurve me grip, përderisa gjatë katër muajve mbi 38 mijë kosovarë janë prekur nga gripi, shkruan sot Gazeta “Zëri”
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHP) dje përmes një raporti të publikuar për medie ka bërë të ditur se që nga një tetori i vitit të kaluar e deri më 11 shkurt të këtij viti mbi 38 mijë qytetarë janë prekur nga gripi.
Sipas tyre, numri më i madh i personave që janë prekur nga gripi janë nga komuna e Prishtinës, e Prizrenit dhe e Podujevës.
“Nga 1 tetori (java e 40-të) deri më 11 shkurt 2018 në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike janë raportuar gjithsej 38.506 raste të dyshimta në grip, 3.932 raste me infeksion respirator akut dhe 74 raste me sëmundje e rëndë respiratore akute. Rastet raportohen nga të gjitha komunat e Kosovës me përjashtim të komunave me popullatë serbe. Numri më i madh i rasteve raportohet nga komuna e Prishtinës, e Prizrenit dhe e Podujevës”, thuhet në raport, shkruan tutje “Zëri”.
Ndërsa vetëm prej 5 deri më 11 shkurt numri i rasteve të raportuara të gripit sipas IKSHPK-së ishte 7,123.
“Gjatë javës (5-11 shkurt 2018) janë raportuar 7123 raste të dyshimta të gripit, 333 raste me infeksion respirator akut dhe 6 raste të rënda me sëmundje e rëndë respiratore akute. Në laboratorin e Qendrës Kombëtare të Gripit -IKSHPK deri më 14 shkurt 2018 janë testuar gjithsej 403 mostra për tipizim dhe subtipizim në grip. Prej tyre 202 ose 52% kanë rezultuar pozitive në influencë. Sipas tipit të influencës, 84 mostra janë pozitive në influencën A dhe 118 në influencën B”.
Të tjera
-
Ngjarjet e datës 5 maj
Kuvendi Komunal i Deçanit mban seancë solemne në përkujtim të heronjve, dëshm...
-
Kurti në konferencën e partive socialiste ku ishte edhe kancelari Scholz: Autokratët kanosin sigurinë e kontinentit tonë
Kryeministri i Republikës, Albin Kurti ka marrë pjesë në konferencën e Partis...
-
IKShPK-ja me aktivitete përgjatë Javës së Imunizimit
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës shënoi Javën e Imunizimi...
-
Hoxhaj: Kosova plotëson gjithë kriteret për KiE, por ka përpjekje për kushtëzim
Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës dhe njëherazi nënkryetari i Kuvendit, Enver ...
-
Tre monumente të Gjergj Kastriot Skënderbeut i shtohen komunave arbëreshe në Kalabri
Tre monumente të Gjergj Kastriot Skënderbeut, iu shtuan sot komunave arbëresh...
-
Abdixhiku në Gjilan: Me qytetarët po flasim hapur e po marrim mbështetje për programin tonë kombëtar
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka qëndruan për vizitë në Gjilan, ku bash...
-
“Të gjitha i gjetëm në magjistrale, por vetëm peshkun jo”, PDK: Qeveria Kurti po tenton ta përmbysë Ferizajn
Rinia e Partisë Demokratike të Kosovës, sot përmes një aksioni ka shfaqur pak...
-
Ikja e mjekëve sfidë për institucionet
Largimi i mjekëve nga Kosovë për të kërkuar punë dhe kushte më të mira në ven...
-
Vetaksident në magjistralen Duhël-Suharekë, lëndohen dy persona
Një vetaksident ka ndodhur mesditën e së shtunës në magjistralen Duhël-Suhare...
-
Konjufca: BE po pret me padurim të punojë me qeverinë serbe, e nuk janë të gatshëm t’i heqin masat Kosovës
Kryeparlamentari Glauk Konjufca ka shprehur zhgënjimin e tij ndaj deklaratave...
-
“Bajraktarët” e Shqipërisë nisin kontrollet nga ajri
Në ditët që vijnë do të nisin kontrollet e para nga ajri, përmes fluturimeve ...
-
Knaus: Kushtëzimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE me krijimin e Asociacionit pamundëson realizimin e të dyjave
Ditët e fundit, Presidenti i Francës Emmanuel Macron dhe Kancelari gjerman Ol...