Djali i gjinekologut Premtim Gojani flet për rastin e plagosjes së babait
Autori: Gazeta inFokus 18:08 | 13 February 2018
Lekë Gojani, djali i gjinekologut Premtim Gojani që u plagos nga ish-dhëndri i tij, thotë se nuk i dinë shkaqet e atentatit që ndodhi ndaj babait të tij, të martën në mëngjes në lagjen Marigona.
I tronditur nga e gjitha ngjarja, për të cilën tregon se ndodhi në prani të motrës së tij, Lekë Gojani tha se motivet e plagosjes nuk kanë të bëjnë me asnjë borxh.
Megjithatë, sipas tij, ai dhe familja e tij ende nuk e dinë se çka e shtiu ish-dhëndrin që ta qëllojë gjinekologun me tre plumba, ndërkohë që edhe e ka kërcënuar me granatë dore.
“Baba jem kurrë askujt borxh në jetë nuk i ka pas”, tha Lekë Gojani për Express.
“Shkaqet nuk i dimë, ama nuk është punë borxhi”, përsëriti ai përmes telefonit.
I biri i Premtim Gojanit, thotë se edhe sikur babai i tij të ketë pasur ndonjë mosmarrëveshje paraprake me ish-burrin e motrës së tij, nuk do ta kishte ndarë me pjesën tjetër të familjes.
“Ato sene nuk i di. Jemi kanë familje, deri para 3-4 vjetëve kur është nda me hallën. Edhe nëse ka pas, babai jem nuk i kish shpreh”, tha ai në një bisedë për Express.
Ndryshe, pas plagosjes së mjekut pranë shtëpisë së tij, Faton Fetiu, me prejardhje nga Gjakova, me nënshtetësi amerikane, është vetë dorëzuar në polici.
Ai paraprakisht kishte plagosur me tre plumba vëllanë e ish-gruas së tij, gjinekologun Premtim Gojani.
Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e të martës, në prani të vajzës së viktimës.
64-vjeçari Fetiu prej vitesh është i ndarë nga motra e gjinekologut. Ata janë prindër të disa fëmijëve që, po ashtu, jetojnë në SHBA.
Premtim Gojani ka marrë plagë në kokë dhe brinjë, nga gjithsej tre plumba që i janë shkrepur.
Sipas mjekëve gjendja e tij është duke u përmirësuar. Plumbat në kokë dhe në zonën e brinjëve i janë larguar atij nga trupi, përmes operacioneve.
Policia e Kosovës në vendin e ngjarjes ka gjetur edhe një granatë dore e pashpërthyer, të cilën e kishte më vete i dyshuari.
Granata është larguar nga njësiti i specializuar për çminim i Policisë.
Po ashtu, PK-ja ka njoftuar se në vendin e ngjarjes ka gjetur dhe ka konfiskuar edhe armën e zjarrit me të cilin dyshohet të jetë përdorur gjatë plagosjes, një elektroshok, pesë gëzhoja dhe 2 fishekë.
Të tjera
-
Punëtorët e “Kosova Thëngjillit” protestojnë para qeverisë, kërkojnë vazhdimin e kontratave të punës
Dhjetëra punëtorë të “Kosova Thëngjillit”, kanë protestuar të martën para ndë...
-
26 vjet nga rënia e heroit Bahri Fazliu
Më 7 maj të vitit 1998 në vendin e quajtur Bogiqe në trekëndëshin kufitar Shq...
-
Regjistrimi i popullësisë: Mbi 1.2 milionë qytetarë të Kosovës janë regjitruar deri më tani
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) organizoi konferencë për media, lidh...
-
Nis dëshminë dëshmitari i 62-të, Prokuroria pretendon se ai u arrestua dhe u rrἀh nga ushtarët e UÇK-së
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë ka filluar dëshminë dëshm...
-
Tentim vrἀsja në Gjakovë ku u lënduἀn pesë persona, Policia jep detaje
Policia e Kosovës ka njoftuar për një tentim vrasje në Gjakovë. Sipas poli...
-
Pas një mosmarrëveshje për një kontest pronësor, katër persona sulmojnë dy të tjerë në Podujevë
Policia ka njoftuar se katër persona janë arrestuar pasi i kanë sulmuar fizik...
-
Dhuna në familje: Nëntë raste vetëm në 24 orët e fundit
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë raportuar disa...
-
Presidenti i Kinës nis vizitën dy ditore në Serbi
Presidenti i Kinës Xi Jinping ka nisur një vizitë zyrtare dyditore në Serbi m...
-
Publikohet fotografia e veçantë: Ibrahim Rugova i përkulur para varrit të Fehmi Aganit
Esat Geci, vëllai i Gani Gecit, ka postuar një fotografi ku shihet ish presid...
-
Ministria e Brendshme merr një vendim për patentëshoferët ilegalë serbë
Ministria e Punëve të Brendshme ka nxjerrë vendimin që mundëson kalimin nga p...
-
Lajçak takohet ne Washington me Escobarin: Patëm një takim konstruktiv
Emisari i Bashkimit Evropian pwr dialogun, Miroslav Lajçak, ka njoftuar se ka...
-
Kurti plot lëvdata për punën e Bashkim Jasharit në krye të FSK-së
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar një takim me komandantin e F...