Yjet që ”refuzojnë” të kenë trashëgimtarë
Autori: Gazeta inFokus 09:45 | 13 February 2018
Ato janë të suksesshme, të famshme dhe të pasura. Disa prej tyre kanë edhe martesa prapa vetes, por ato insistojnë se nuk do të bëhen kurrë nëna. Dhe ato japin edhe arsyet pse.
Edhe pse tashmë është martuar, Cameron Diaz nuk planifikon kurrë të bëhet mama.
“Mendoj se është një huti në shoqërinë tonë se personin e duhur duhet takuar kur t’i mbushim 18 vjet që të martohemi dhe të duhemi deri në fund të jetës. Këto janë marrëzira. Fëmijët e ndryshojnë jetën në mënyrë drastike, ndërsa unë e dua jetën time. Fëmijët nuk janë e vetmja gjë që sjell lumturi dhe gëzim”, ka thënë ajo, transmeton “Zeri.info”.
Ylli i serisë “New Girl”, Zoey Deschanel, thotë se kurrë nuk ka dashur të bëhet nënë.
“Kurrë nuk ka qenë në fokusin tim të kem fëmijë. Motra ime Emily gjithmonë ka qenë një tip amnor, sepse ajo e pëlqen të kujdeset për fëmijë dhe gjëra të tilla. Unë i dua fëmijët dhe më pëlqen të jem afër tyre, por kurrë nuk ka qenë ambicia ime të bëhem nënë. E dua punën dhe në këtë kënaqem”, thotë Zoe.
Edhe pse Renee Zellweger ishte e shkëlqyeshme në rolin e nënës në filmin “Jerry Mekgiver”, ajo nuk e ka në plan të bëhet nënë në jetën reale.
“Vëllai im ka dy fëmijë, prandaj e luaj rolin e hallës. Ata janë të vegjël dhe është një kaos i vërtetë. Të gjitha mamave ua heq kapelën. Por pa qëllimin që ta ofendoj vëllanë tim, kjo është një robëri. Nuk mund të bësh asgjë nëse ata nuk të lejojnë. Kjo është diktaturë”, ka deklaruar ajo, përcjell “Zëri”.
Gjatë intervistës për revistën “Health” ylli i serisë “Mad Man”, Christina Hendricks, haptazi ka folur për ndjenjat e saj në lidhje me fëmijët.
“Ne kemi vendosur se nuk jemi të interesuar për fëmijë. Njerëzit shpesh na pyesin se kur do të kemi fëmijë, ndërsa unë u them se nuk planifikojmë ta bëjmë këtë. Ka gjasa shumë të vogla që ta ndryshoj këtë mendim”, është shprehur Christina.
Të tjera
-
Ngjarjet e datës 27 prill
Organizuar nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës, Komisioni Qeveritar për Perso...
-
Ministria e Jashtme gjermane tregon për takimin me Kurtin
Zyra gjermane për Punët e Jashtme ka komentuar takimin që ka pasur ministrja ...
-
Osmani nesër me nderime te Memoriali për të Pagjeturit dhe për homazhe në Mejë
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, nesër do të bëjë nderime te Memoriali për...
-
Gjiganti zviceran “Lika Group” synon ta zbukurojë Prishtinën
Klanin mund ta kenë inspirim, që në Kosovë të fillojnë një ndërtim. Kompan...
-
Tërmeti me magnitudë 5.8 ballë godet Tajvanin
Një tërmet me magnitudë 5.8 ballë ka goditur Tajvanin. Tërmeti u regjistrua m...
-
Blinken: Kemi parë prova të përpjekjes së Kinës për të ndikuar në zgjedhjet e SHBA
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken tha se SHBA ka parë prova të përp...
-
Kurti: Kur vendet autoritare po kërcënojnë me largim, Kosova me meritë kërkon anëtarësimin në KiE
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nëpërmjet rrjetit social Facebook, ka fol...
-
Ndërron jetë Bojan Tonçiq, gazetari serb që kundërshtoi Millosheviqin për luftën e Kosovës
Në moshën 57 vjeçare ka ndërruar jetë gazetari serb Bojan Tonçiq. Tonçiq d...
-
Abdixhiku në Hamburg këtë fundjavë, paralajmëron dy tubime
Kryetari I LDK-së, Lumir Abdixiku ka njoftuar për agjendën që do ta ketë gjat...
-
Sandulloviq-Hillit: “Duhet t’ju vijë turp nga vetja”
Politikani serb, Nikolla Sandulloviq, e ka postuar një fotografi në platformë...
-
Mbahet ceremonia e lidhjes me internet të shkollës së 100-të në Republikën e Kosovës
Ministria e Ekonomisë, përmes Projektit të Kosovës për Ekonomi Digjitale (KOD...
-
Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit
Pretendimi i ngritur nga Vudi [Vedat] Xhymshiti se Zëvendës Ndihmës Sekretari...