Akil Gjakova tregon se çfarë ndjenje është të mposhtësh kampionin olimpik
Autori: Gazeta inFokus 15:34 | 11 February 2018
Akil Gjakova nuk di se si ta përshkruajë fitimin e medaljes së parë të artë në karrierë. Ai është shumë i lumtur pas triumfit në Grand Slamit e Parisit.
Xhudisti kosovar, Akil Gjakova, dje ka gjunjëzuar kampionin olimpik, Lasha Shavdatuashvilli në Grand Slamit e Parisit për të shënuar një fitore historike.
Në një intervistë për IJF-në Gjakova ka zbuluar se çfarë ndjenje është të mposhtësh kampionin olimpik dhe emocionet që përjetoi në këtë Grand Slam.
Gjakova, që garon në kategorinë 73 kilogramë, thotë se kjo medalje e motivon edhe për më shumë për të vazhduar me punë dhe për të arritur të tjera suksese të mëdha në të ardhmen.
“Është ndjenjë shumë e mirë të fitosh Grand Slamin, kjo është e para për mua dhe është e artë. Jam i lumtur, pata një ditë shumë të mirë, isha në formë shumë të mirë. Mposhta kampionin olimpik dhe kjo është shumë mirë për mua dhe kjo më motivon për më shumë”, është shprehur ai.
“Çfarë ndjenje është të mposhtësh kampionin olimpik? Është ndjenjë shumë e mirë. Thjesht kam hyrë në meç për të fituar, pata një ndjenjë të mirë dhe një moment të mirë prandaj fitova”.
Me këtë medalje në Grand Slam, Akil Gjakova bëhet xhudisti i parë kosovar që arrin medalje në Grand Slam, një e gjë e tillë thotë se është e rëndësishme për të motivuar gjeneratat e reja.
“Po është medalja e parë për meshkujt. Kjo është ndjenjë e mirë pasi gjeneratat e reja mund të motivohen sepse mund të shikojnë xhudistët si në këtë rast dhe të stërvitin më shumë”, është shprehur ai.
Ai më tutje tregoi se ku është dallimi të jetë medalist në Grand Prix dhe në Grand Slam. Muajin e kaluar Gjakova mori medaljen e argjendtë në Grand Prix të Tunizisë.
“Është një dallim i madh. Grand Prix e Grand Slam janë të rëndësishme, por Grand Slami është më i vështirë pasi xhudistët më të mirë janë këtu dhe jam i lumtur që edhe unë jam”, ka deklaruar Gjakova.
Të tjera
-
LDK-ja në Ditën e të Zhdukurve: Kosova nuk mund të gjejë qetësi pa ditur për fatin e tyre
Lidhja Demokratike e Kosovës ka përkujtuar të pagjeturit e luftës së fundit n...
-
Tërmet në Itali
Lëkundje tërmeti me magnitudë 4 të shkallës rihter janë regjistruar mëngjesin...
-
Kurti për Asociacionin: Ahtisaari parasheh një bashkëpunim ndërkomunal, por larg asaj që kërkon Beogradi
Kryeministri Albin Kurti është shprehur optimist për anëtarësimin e Kosovës n...
-
Parashikimi i motit për sot
Sot në Kosovë parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ku gjatë pasdit...
-
Konfirmohet aktakuza ndaj Agron Mustafës, ngarkohet se i shkaktoi dëm afër 7 milionë euro Telekomit
Gjykata Themelore në Prishtinë e ka konfirmuar aktakuzën ndaj ish-kryeshefit ...
-
Pla*osen dy burra në Ferizaj, policia jep detaje
Dy persona janë plagosur në Ferizaj nga persona të panjohur. Pas trajtimit...
-
Zhduket një burrë në Prishtinë
Një grua ka raportuar në polici se një burrë ka dalë nga shtëpia në Prishtinë...
-
“Edhe Sa Vjet n’Terr?”, sot zhvillohet aksion rrugor për të pagjeturit e lu*tës së Kosovës
Nisma Rinore për të Drejtat e Njeriut në Kosovë (YHIR), sot do të organizojë ...
-
Krerët e shtetit bëjnë homazhe për të pagjeturit e lu*tës të Kosovës
Në Ditën e të Zhdukurve të luftës së fundit në Kosovë, presidentja e vendit, ...
-
Ngjarjet e datës 27 prill
Organizuar nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës, Komisioni Qeveritar për Perso...
-
Ministria e Jashtme gjermane tregon për takimin me Kurtin
Zyra gjermane për Punët e Jashtme ka komentuar takimin që ka pasur ministrja ...
-
Osmani nesër me nderime te Memoriali për të Pagjeturit dhe për homazhe në Mejë
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, nesër do të bëjë nderime te Memoriali për...