Shëndetësi

Temperatura e lartë gjatë shtatzënisë e rritë rrezikun e autizmit te bebja

Autori: Gazeta inFokus 14:51 | 05 February 2018

Temperatura e lartë gjatë shtatzënisë është e ndërlidhur me 34 për qind rrezik më të lartë të autizmit te bebja.

Zbulimet e publikuara në revistën profesionale ‘Molecular Psychiatry’ kanë analizuar të dhënat e 95,754 fëmijëve të lindur në Norvegji mes viteve 1999 dhe 2009, transmeton Telegrafi.

Ekspertët e Universitetit të Kolumbisë në Nju Jork sugjerojnë se rreziku i autizmit është deri në 40 për qind më i lartë te fëmijët nëse nëna ka pasur temperaturë të lartë gjatë tremujorit të dytë të shtatzënisë.

-Advertisement-

Ndërsa nënat të cilat kanë pasur të paktën tri herë rritje të temperaturës pas javës së 12’të të shtatzënisë, rreziku i autizmit te bebja ka qenë për 300 për qind.

Përndryshe, autizmi i referohet një sërë problemesh që karakterizohen me probleme të aftësive sociale, sjelljeve të përsëritshme, problemeve me komunikim, e gjithashtu autizmi karakterizohet edhe me fuqi dhe ndryshime unike.

Shenjat e para të autizmit priren të shfaqen mes moshës 2 dhe 3 vjet.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Zbritje dhe plot 5 dhurata – Oferta spektakulare e dyshekëve Comodita
-Advertisement-

Të tjera