Sekrete gjinekologjike qe duhet t’i dini!
Autori: Gazeta inFokus
15:50 | 04 February 2018
Femrat shumë shpesh kanë prirje për panik për asnjë arsye, sidomos kur bëhet fjalë për problemet “aty poshtë”. Prandaj do t’ju zbulojmë disa sekrete gjinekologjike që duhet t’i dijë çdo femër…
Te shumë femra, pilulat për kontroll të shtatzënisë e zvogëlojnë dëshirën për seks – Pilulat për kontrollim të shtatzënisë mund ta zvogëlojnë dëshirën për seks. Sipas ekspertëve, tek shumica e femrave, pilulat për kontroll të shtatzënisë shkaktojnë rënie të libidos. Kjo nuk vlen vetëm për femrat që janë në periudhën produktive. Edhe femrat në menopauzë, të cilat marrin pilula të tilla për ti kontrolluar simptomet e ndryshme si ndryshim i disponimit, mund të ndjejnë zvogëlim të dëshirës për seks.
Kokëdhembjet e shkaktuara nga migrena mund ta rrisin dëshirën për seks – Sigurisht që gjëja e fundit që ju bie në mendje kur keni kokëdhembje është që të bëni seks. Por, mos jeni të befasuar kur të ndjeni dëshirë më të madhe për të qenë intime me partnerin tuaj gjatë periudhës prej 24 orëve para se të filloj të ju mundojë migrena. Këtë paraqitje ekspertët rënd mund ta shpjegojnë. Sipas tyre kjo ndodh për shkak të rritjes së nivelit të serotinës, për të cilën mendojnë se ka lidhje në oreksin seksual.
Orgazma mund t’i eliminojë kokëdhembjet dhe shtrëngimet menstruale – Hulumtimet e fundit tregojnë se tek 20% e femrave që kanë migrenë, pasi të arrijnë orgazëm, dhembja ju zvogëlohet. Kjo nuk është hera e parë që orgazma të ketë lidhje me dhembjen. Shumë femra argumentojnë se orgazma ju ndihmon në zvogëlimin ose eleminimin e dhimbjeve menstruale.
Është më lehtë të merrni sëmundje seksualisht të transmetuara (STD), nëse keni seks derisa keni menstruacione – Me të vërtetë, periudha deri sa keni menstruacione është koha kur shanset për të mbetur shtatzënë janë më të vogla. Por, ajo është periudha kur ju jeni më të ekspozuar në sëmundje seksualisht të transmetuara (STD) dhe infeksione. Kjo është ashtu sepse atëherë ndryshohet aciditeti i vaginës dhe është më lehtë që bakteriet të shpërndahen. Aciditeti i vaginës nuk është “ambient” i mirë për bakteriet, por gjakderdhja menstruale është alkalike dhe prandaj menstruacioni shkakton kushte për zhvillim të bakterieve.
Veshja e të brendshmeve të pambukut dhe ndryshimi i pluhurit për larje e zvogëlon rrezikun për vaginitis – Vaginitis është iritimi i vagjinës. Shkakton sekret më të madh vaginal, djegie dhe kruarje. Nëse mbani të brendshme nga pambuku dhe e ndryshoni pluhurin për pastrim, do ta zvogëloni rrezikun nga paraqitja e këtij problemi jo të këndshëm. Gjithashtu mos përdorni produkte intime të parfumosura.
Seksi oral e rrit rrezikun nga paraqitja e sërishme e infeksionit cungal – Hulumtimi i bërë në Michigan, SHBA, në të cilin kishin marrë pjesë 200 meshkuj dhe femra, tregoi se tek femrat të cilat preferojnë seks oral, shumë më shpesh përsëriten infeksionet fungale. Kjo nuk do të thotë se seksi oral është problem për të gjithë. Por, femrat që shpesh vuajnë nga ky problem, duhet ta marrin në konsideratë këtë fakt.

T� tjera
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...
-
“E ndjera i kishte paralajmëru – Duhet të shqyrtohet përgjegjësia e secilit”, Haradinaj për vrasjen e Arlinda Zekajt
Ish-kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, i ftuar në Pressing në T7, foli ...
-
“Letër prej tri faqesh e gjysmë”: Kuçi thotë se Arlinda Zekaj i kërkoi ndihmë Kryeprokurorit të Shtetit tri ditë para vrasjes
Rreth tri ditë para se të vritej, e ndjera Arlinda Zekaj i kishte shkruar një...
-
Daut Haradinaj pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Mbiemri Haradinaj nuk është mburojë për askënd, do të ketë pasoja ligjore
Daut Haradinaj ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke kërkuar...
-
Janina Ymeri i kërkon llogari Gërvallës: Ku e çoni ju viḳtimën?
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka kërkuar përgjegj...
-
Burri që i dorëzoi Vuçiqit fletëvotimin: Ai mezi ecte, e dinte se kishte marrë fund
Aleksandar Vuçiq, kandidati kryesor i listës “Serbia e Bashkuar”, votoi në zg...
-
Qytetarët ndezin qirinj në Pejë në kujtim të Arlinda Zekajt, kërkojnë drejtësi dhe mbrojtje për gratë
Qytetarë dhe përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile janë mbledhur në...
-
Specialja miraton publikim transkripteve me redaktime në rastin Thaçi e tjerët
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë miratuar publikimin e versione...
-
Rasti i Pejës, Bajrami: Haxhiu s’do të duhej t’i merrte në mbrojtje Sveçlën dhe Gërvallën
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kritikuar ins...
-
Nesër varroset Arlinda Zekaj
Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë ...
-
Studentët shqiptarë pro krijimit të një lëvizjeje politike sipas modelit serb: S’ka më fjalë, veprime
“Sot në orën 2 te vendi”, kështu nis dita e të rinjve që prej 5 muajsh janë n...
































