Njerëzit janë alienë – dhe ne u sollëm në Tokë mijëra vjet më parë
Autori: Gazeta inFokus
13:25 | 04 February 2018
Zhvillimi i aftësisë për t’i shprehur mendimet përmes gjuhës së shkruar është një nga mënyrat e para në të cilat njeriu u dallua nga mbretëria e kafshëve.
Pesëmijë vjet që nga atëherë, njerëzit kanë zhvilluar elektricitetin, kanë ndarë atomin, kanë zhvilluar kompjuterë dhe kanë çuar njerëz në hënë. Ne kemi arritur gjëra që speciet e tjera nuk e kanë bërë.
Asnjë specie tjetër në Tokë s’mund të arrijë kaq shumë në një periudhë të shkurtër kohore. Madje, krahasuar me speciet e tjera në Tokë, “evolucioni” ynë është relativisht i shkurtër, transmeton Gazeta Express.
Janë bërë vetëm disa miliona vjet prej kur hominidi i parë eci në Tokë. Madje kjo është një nga pyetjet më të mëdha shkencore: Pse vetëm speciet tona kanë evoluar në këtë inteligjencë të avancuar teknologjike?
Nuk ka specie më të avancuara në Tokë, kjo është e qartë. Edhe pse ka specie të tjera “inteligjente” në Tokë, asnjëra nga to nuk e përdorë teknologjinë si ne.
Vetëm imagjinojeni për një sekondë, nëse për ndonjë arsye, njerëzimi do të kthehej në xhungël dhe të mbijetonte aty. Shumë ekspertë pajtohen se shumica e tyre nuk do të mbijetonin për një kohë të gjatë.
Shumë shkencëtarë pajtohen se njerëzit, edhe pse kanë inteligjencë të lartë, nuk janë në gjendje të përshtaten në shumë mjedise. Me fjalë të tjera, ne jemi të kufizuar kur është fjala për planetin tonë, transmeton Gazeta Express.
Pavarësisht inteligjencës sonë mahnitëse, biologët kanë vërejtur kontraste mes psikologjisë së njerëzve dhe kafshëve të tjera në Tokë. Shumë shkencëtarë pajtohen se krahasuar me speciet e tjera, njerëzit janë të çuditshëm.
Për shembull, kur lind një foshnje kali, ajo është në gjendje të ecë dhe funksionojë pothuajse në mënyrë krejt të pavarur, por kjo është diçka që një foshnje njerëzore nuk mund ta bëjë, gjë që na bënë neve goxha të paaftë.
Me fjalë të tjera, ne lindim para se të jemi neurologjikisht gati për jetë. Shumë studiues thonë se ka shumë dobësi të cilat vijnë me inteligjencën tonë.
Njerëzit në Tokë eventualisht u bënë dykëmbësh, duke i larguar kështu ekstremitetet e paraardhësve, duke na e bërë të mundur që të manipulojmë objekte, të krijojmë vegla dhe më shumë.
Por për gjithë këtë, ekspertët besojnë se ne u desh të paguajmë një çmim të madh. Dhimbja e mesit është një shenjë që tregon shumë rreth specieve tona. Kafshët e tjera në Tokë nuk e kanë këtë problem. Sikurse vetëm njerëzit janë të prekur nga ky problem.
E çka do të thotë kjo? Sipas një eksperti, kjo do të thotë se ne jemi alienët të cilët po i kërkojmë që një kohë të gjatë. Një teori e re e propozuar nga Dr. Ellis Silver thotë se ka shumë shenja që tregojnë se njerëzit nuk evoluuan bashkë me format e tjera të jetës në Tokë.
Libri i quajtur “Njerëzit nuk janë nga Toka: Një evoluim shkencor i dëshmisë” është një rezume me teori dhe shumica prej tyre kundër evolucionit të njeriut në Tokë.
Në libër, ekologu Dr. Ellis Silver ka tri hipoteza dhe shtatëmbëdhjetë faktorë që sugjerojnë se NJERËZIT NUK JANË NGA TOKA. Sipas Dr. Ellis, njerëzit mund të vuajnë nga dhimbja e shpinës dhe mesit për shkak se speciet tona evoluuan në një tjetër planet me gravitet më të ulët.
Ai thotë se është e çuditshme që të porsalindurit kanë koka më të mëdha, duke e bërë kështu më të vështirë për nënën që lind foshnjën, gjë që nganjëherë mund të rezultojë në fatalitet të nënës dhe foshnjës.
E prej nga vijmë ne? Sipas Dr. Ellis, neandertalët u kryqëzuan (u bënë hibridë) me specie të tjera, ndoshta nga sistemi diellor Alfa Centauri – që është një nga sistemet më të afërta diellore me Tokën – në të kaluarën e largët, duke iu dhënë jetë kështu njerëzve modernë, transmeton Gazeta Express.
Sipas Dr. Elliot, ka miliona njerëz nëpër botë që “ndjehen” sikur nuk i përkasin Tokës. Dr. Elliot shpjegon:
“Kjo tregon (të paktën për mua) se njerëzimi mund të ketë evoluar nga një planet tjetër, dhe se ne jemi sjell këtu si specie shumë të zhvilluara. Një arsye për këtë është se Toka mund të jetë një planet burg, pasi që ne jemi të lindur për qenë të dhunshëm dhe se jemi këtu derisa të mësohemi si të sillemi”.
Dr. Ellis përfundon se njerëzimi nuk evoluoi nga një formë e veçantë e jetës, por evoluoi diku tjetër dhe u transportua në Tokë (si homo sapienë shumë të evoluar) rreth 60,000-200,000 vjet më parë.
Për më tepër, siç theksohet nga Robert Sepher, sipas sekuencimit modern të ADN-së, është dëshmuar se njerëzimi nuk është vetëm një “racë” që ka prejardhjen nga i njëjti paraardhës në Afrikë, por një specie e hibridizuar, me një të vërtetë shumë më enigmatike prapa tij. /Express

T� tjera
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...
-
“E ndjera i kishte paralajmëru – Duhet të shqyrtohet përgjegjësia e secilit”, Haradinaj për vrasjen e Arlinda Zekajt
Ish-kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, i ftuar në Pressing në T7, foli ...
-
“Letër prej tri faqesh e gjysmë”: Kuçi thotë se Arlinda Zekaj i kërkoi ndihmë Kryeprokurorit të Shtetit tri ditë para vrasjes
Rreth tri ditë para se të vritej, e ndjera Arlinda Zekaj i kishte shkruar një...
-
Daut Haradinaj pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Mbiemri Haradinaj nuk është mburojë për askënd, do të ketë pasoja ligjore
Daut Haradinaj ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke kërkuar...
-
Janina Ymeri i kërkon llogari Gërvallës: Ku e çoni ju viḳtimën?
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka kërkuar përgjegj...
-
Burri që i dorëzoi Vuçiqit fletëvotimin: Ai mezi ecte, e dinte se kishte marrë fund
Aleksandar Vuçiq, kandidati kryesor i listës “Serbia e Bashkuar”, votoi në zg...
-
Qytetarët ndezin qirinj në Pejë në kujtim të Arlinda Zekajt, kërkojnë drejtësi dhe mbrojtje për gratë
Qytetarë dhe përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile janë mbledhur në...
-
Specialja miraton publikim transkripteve me redaktime në rastin Thaçi e tjerët
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë miratuar publikimin e versione...
-
Rasti i Pejës, Bajrami: Haxhiu s’do të duhej t’i merrte në mbrojtje Sveçlën dhe Gërvallën
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kritikuar ins...
-
Nesër varroset Arlinda Zekaj
Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë ...
-
Studentët shqiptarë pro krijimit të një lëvizjeje politike sipas modelit serb: S’ka më fjalë, veprime
“Sot në orën 2 te vendi”, kështu nis dita e të rinjve që prej 5 muajsh janë n...

































