Shëndetësi

Ky është rreziku që vjen nga tymi i duhanit

Autori: Gazeta inFokus 16:45 | 30 January 2018

Pirja e cigareve mund të dëmtojë ADN-në tuaj dhe të rrisë rrezikun për tu prekur nga kanceri dhe sëmundjet e zemrës.

Studiuesit e Shkollës së Mjekësisë së Universitetit të Nju Jorkut thanë se shëtitja në ambient të pastër ju ndihmon shumë në shëndet. Ndërkaq pirja e duhanit shkakton vetëm rrezik në trupin tuaj.

Në disa eksperimente të kryera shihet që minjtë e ekspozuar ndaj tymit të duhanit elektronik kishin ADN-në të dëmtuar, veçanërisht në zemër, mushkëri dhe fshikëz. Ata po ashtu nuk merrnin ajër normalisht.

-Advertisement-

Po ashtu edhe sistemi i riparimit të ADN-në, të cilët mbrojnë organizmin nga kanceri, pas tymosjes u dëmtuan.

“Ne kemi ardhur në përfundim se tymi i cigareve është kancerogjen dhe duhanpirësit janë shumë më të ekspozuar ndaj rrezikut për sëmundjet e zemrës, mushkërive dhe fshikëzës se sa ata që nuk konsumojnë duhan”, tha Dr Moon-shong Tang.

Shpesh ajri i duhanit konsiderohet që nuk është shumë i dëmshëm kur përbëhet vetëm nga nikotina dhe disa tretës organik.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani
-Advertisement-

Të tjera