Qytetet europiane ‘Made in China’
Autori: Gazeta inFokus
21:45 | 27 January 2018
Kinezët nuk e kanë problem të krijojnë kopje pothuajse identike për çdo objekt që ekziston.
Por ata tashmë e kanë dëshmuar se janë mbretër të kopjeve duke ndërtuar qytete të tëra identike me disa kryeqendra europiane.
Vetëm disa orë prej Shanghait ndodhet provinca Tianducheng apo Parisi kinez.
Një qytezë që atraksion kryesor ka kullën Eiffel dhe rrugët e sheshet që i ngjajnë bulevardeve parisiene. Ndërtimi i këtij qyteti ka filluar në vitin 2007 dhe megjithëse ka kapacitet për 10 mijë banorë aty jetojnë rreth 2.000 persona të cilët kryesisht janë punëtorë që punojnë në ndërtimin e tij.
Si duket edhe ky qytet do ti shtohet numrit të “qyteteve fantazme” në të cilat nuk jeton askush. Do të pyesni pse ndërtohen atëherë?! Sepse promovojnë rritjen e GDP’së (Prodhimi I Brendshem Bruto) që është njëri prej prioriteteve të Qeverisë Kineze. Më shumë se nga kushdo Tianducheng përdoret nga të rinjtë e sapomartuar të cilët shfrytëzojnë pamjet e bukura për t’i bërë fotografitë e martesës.
Parisi është vetëm njëri prej qyteteve në zinxhirin e qyteteve të kopjuara.
Vetëm një orë larg tij ndodhet Londra kineze. Qyteti është emëruar Thames Town sipas lumit Temza cili ndodhet në Londër. Arkitektura është e ngjashme me arkitekturën klasike britanike: rrugë me kalldrëm, terasa viktoriane dhe shitore të vogla. Qyteza është 4 kilometra larg qytetit universitar Songjiang dhe ndërtimi i saj është planifikuar për strehimin e stafit të universiteteve që ndodhen aty. Ndërtimi i qytetit ka përfunduar në vitin 2006 duke zënë një hapësirë prej një kilometër katror dhe kushtoi mbi 600 milion Euro.
Kosto edhe më të lartë ka pasur edhe ndërtimi i replikës së qytezës austriake Hallstatt që ka përfunduar në vitin 2012. Në ceremoninë e hapjes ka marrë pjesë edhe kryetari i Hallstattit të vërtetë Alexander Scheutz. Ai ka thënë se ndërtimin e kopjes e sheh si nxitëse për rritjen e turizmit në qytezën origjinale e cila është e mbrojtur nga UNESCO dhe ka rreth 80.000 vizitorë në vit

T� tjera
-
Janina Ymeri i kërkon llogari Gërvallës: Ku e çoni ju viḳtimën?
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka kërkuar përgjegj...
-
Burri që i dorëzoi Vuçiqit fletëvotimin: Ai mezi ecte, e dinte se kishte marrë fund
Aleksandar Vuçiq, kandidati kryesor i listës “Serbia e Bashkuar”, votoi në zg...
-
Qytetarët ndezin qirinj në Pejë në kujtim të Arlinda Zekajt, kërkojnë drejtësi dhe mbrojtje për gratë
Qytetarë dhe përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile janë mbledhur në...
-
Specialja miraton publikim transkripteve me redaktime në rastin Thaçi e tjerët
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë miratuar publikimin e versione...
-
Rasti i Pejës, Bajrami: Haxhiu s’do të duhej t’i merrte në mbrojtje Sveçlën dhe Gërvallën
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kritikuar ins...
-
Nesër varroset Arlinda Zekaj
Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë ...
-
Studentët shqiptarë pro krijimit të një lëvizjeje politike sipas modelit serb: S’ka më fjalë, veprime
“Sot në orën 2 te vendi”, kështu nis dita e të rinjve që prej 5 muajsh janë n...
-
Ambasada britanike pas rastit të Arlindës: Askush që kërkon ndihmë nuk duhet të mbetet pa mbrojtje
Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka shprehur pikëllim të thellë pas ra...
-
“Të mos përfundojë me lamtumirën e fundit”, Musliu për debatin rreth rastit të Arlindës
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, në seancën për v...
-
Maqedonci: 209 rekrutë të rinj nisin stërvitjen ushtarake bazë në FSK
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se 209 rekrutë të rinj kanë...
-
14 ditë protestë! Pjesëmarrje më e ulët dhe situatë e qetë
Pas 3 orësh te Ministria e Arsimit ku u grumbulluan rreth orës 14:00, në mbrë...
-
Krismë armësh në Gjakovë, dy familjet tentojnë të qerojnë hesapet në rrugë
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në orët e mbrëmjes në zonën e Bllokut...






























