Kush e ka krijuar “Amerika e para”? Trump e ka kopjuar nga një paraardhës i tij
Autori: Gazeta inFokus
19:06 | 27 January 2018
Motoja e njohur e përdorur nga presidenti amerikan Donald Trump: Amerika e Para duket se është krijuar 100 vjet më parë nga një tjetër president amerikan. Por ku i ka rrënjët ky premtim i kreut të Shtëpisë së Bardhë.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës e përsëriti dhe gjatë fjalimit të tij në forumin ekonomik të Davos: Amerika e para! Ishte motoja e tij e preferuar që në fushatë elektorale, të cilën nuk e braktisi as pas zgjedhjes së tij si President. Duket se këtë moto ia ka sugjeruar pa dashur një gazetar i New York Times gjatë një interviste dhe që atëherë Trump e përvetësoi duke e përsëritur në çdo rast.
Por motoja është krijuar nga një tjetër president amerikan, gjatë një fushate elektorale, 100 vjet para Trumpt. Në vitin 1916 demokrati Woodrow Wilson u zgjodh pikërisht duke premtuar se do të vendoste në vend të parë Amerikën me një referim të qartë ndaj luftës që nga 1914 po zhvillohej në Europë. Gjithsesi një vit më pas Wilson vendosi hyrjen e ushtrisë amerikane në Luftën e parë botërore. Dhe kritikët e tij në atë kohë përdorën të njëjtat fjalë për ta sulmuar.
Shprehja më pas u braktis dhe pse koncepti për të vendosur interesin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës mbi çdo marrëveshje ndërkombëtare u përdor dhe nga pasardhësi I tij në Shtëpinë e bardhë republikani Uorren Harding. Ky i fundit ishte kundër traktatit të Versajës me të cilin ishte mbyllur konflikti botëror
Në vijim 1940, pas shpërthimit të Luftës së dytë botërore dhe ndërsa Gjermania naziste pushtonte Europën, në shtetet e bashkuara të Amerikës u krijua një komitet i pagëzuar me emrin Amerika e para, kundër çdo përfshirjeje të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në konflikt dhe kundër politikës së presidentit Ruzvelt.
I themeluar në universitetin e Jeil, komiteti Amerika e para, përbëhej nga emra të rëndësishëm ku dallohej dhe ai që do të bëhej më pas president i vendit Henri Ford. Shoqata arriti të mblidhte firmat e më shumë se 800 mijë qytetarëve amerikanë. Por komiteti u shpërbë pak ditë pas sulmit në Pearl HArbour në dhjetor të 1941. Tre vjet më vonë në 1944, Partia Amerika e para prezantoi një kandidat për presidencën amerikane, i cili mori shumë pak vota. Një parti me të njëjtin emër u krijua sërish në vitin 2002, me një program të ekstremit të djathtë, kundër çdo kontrolli ndaj armëve, çdo marrëveshjeje ndërkombëtare dhe kundër çdo forme emigracioni.

T� tjera
-
Janina Ymeri i kërkon llogari Gërvallës: Ku e çoni ju viḳtimën?
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka kërkuar përgjegj...
-
Burri që i dorëzoi Vuçiqit fletëvotimin: Ai mezi ecte, e dinte se kishte marrë fund
Aleksandar Vuçiq, kandidati kryesor i listës “Serbia e Bashkuar”, votoi në zg...
-
Qytetarët ndezin qirinj në Pejë në kujtim të Arlinda Zekajt, kërkojnë drejtësi dhe mbrojtje për gratë
Qytetarë dhe përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile janë mbledhur në...
-
Specialja miraton publikim transkripteve me redaktime në rastin Thaçi e tjerët
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë miratuar publikimin e versione...
-
Rasti i Pejës, Bajrami: Haxhiu s’do të duhej t’i merrte në mbrojtje Sveçlën dhe Gërvallën
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kritikuar ins...
-
Nesër varroset Arlinda Zekaj
Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë ...
-
Studentët shqiptarë pro krijimit të një lëvizjeje politike sipas modelit serb: S’ka më fjalë, veprime
“Sot në orën 2 te vendi”, kështu nis dita e të rinjve që prej 5 muajsh janë n...
-
Ambasada britanike pas rastit të Arlindës: Askush që kërkon ndihmë nuk duhet të mbetet pa mbrojtje
Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka shprehur pikëllim të thellë pas ra...
-
“Të mos përfundojë me lamtumirën e fundit”, Musliu për debatin rreth rastit të Arlindës
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, në seancën për v...
-
Maqedonci: 209 rekrutë të rinj nisin stërvitjen ushtarake bazë në FSK
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se 209 rekrutë të rinj kanë...
-
14 ditë protestë! Pjesëmarrje më e ulët dhe situatë e qetë
Pas 3 orësh te Ministria e Arsimit ku u grumbulluan rreth orës 14:00, në mbrë...
-
Krismë armësh në Gjakovë, dy familjet tentojnë të qerojnë hesapet në rrugë
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në orët e mbrëmjes në zonën e Bllokut...

































