Lajme

Kurti dhe Kurteshi takojnë strukturat e Vetëvendosjes

Autori: Gazeta inFokus 17:59 | 27 January 2018

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosjes, Albin Kurti dhe ushtruesi i detyrës së Sekretarit Organizativ, Ismajl Kurteshi, takuan administratorët dhe kryetarët e qendrave të LVV-së.

Njoftimi i Vetëvendosjes:

Kryetari, Albin Kurti dhe ushtruesi i detyrës së Sekretarit Organizativ Kurteshi takojnë në takime të ndara administratorët dhe kryetarët e Qendrave Kryetari i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Albin Kurti, së bashku me ushtruesin e detyrës së Sekretarit Organizativ, Ismajl Kurteshi, takuan në dy takime të ndara fillimisht administratorët e më pastaj edhe kryetarët e Qendrave të Lëvizjes VETËVENDOSJE!.

-Advertisement-

Në këto takime u fol mbi punët organizative në Qendrat e Lëvizjes dhe detyrat që ato i presin në shtrirjen strukturore të organizatës si dhe promovimin e konceptit dhe programit të Lëvizjes në mjediset ku ata punojnë e veprojnë.

Poashtu, kryetari Kurti, në të dy takimet i njoftoi të pranishmit me situatën politike në Kosovë, sfidat që e presin vendin tonë në vitin që sapo kemi hyrë dhe qëndrimet politike të Lëvizjes VETËVENDOSJE! mbi këto sfida, siç janë demarkacioni, Gjykata Speciale, kontrata me Contur Global, etj.

Etiketa:
Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy