Ekspozimi ndaj rrezeve X, ja dëmet që i shkaktohen organizmit
Autori: Gazeta inFokus
16:34 | 26 January 2018
Është në praktikën e përditshme mjekësore që për të vendosur mbi sëmundjet e sakta që kanë pacientët, u kërkojnë një grafi, apo shpesh një skaner, i cili kryhet edhe me lehtë.
Mirëpo, këto ekzaminime kanë qenë shpesh objekt i debateve ndëmjet mjekëve, nëse shkaktojnë dëme në shëndetin e njeriut, apo jo.
Celeste Robb-Nicholson, një mjek radiolog mjaft i njohur në Universitetin e Harvardit, ka folur hapur duke prezantuar dy dëmet kryesore në organizëm prej rrezeve të përdorura.
1. Rriten rreziqet për kancer
Ai ka thënë së dëmin kryesor rrezatimet e shkaktojnë në nivelin qelizor. Nëse bën një grafi të barkut, kuptohet që të rrezikuara do të jenë qelizat e organeve të vendosura në bark. Në këto qeliza, ka thënë Robb-Nicholson, fillon dhe shkatërrohet ADN-ja qelizore, e cila siç dihet përbën materialin gjenetik të çdo individi. Mirëpo dëmet e ADN-së, sipas tij, mund të rrisin rreziqet e shfaqjes së kancerit në të ardhmen. Për këtë arsye, përpara se të bëni një ekzaminim radiologjik, ushqehuni me antioksidantë që përmbajnë vitaminë C, E dhe beta-karoten. Antioksidantë të tillë do të mbrojnë nga radikalet e lira që çlirohen dhe që do të dëmtonin ADN-në.
2. Dëmtohen qelizat e organeve seksuale
Nga ana tjetër, ai ka folur edhe mbi një rrezik të dytë të rrezatimeve. Duhet ditur se dëmet shkaktohen kryesisht tek qelizat që shumohen më shumë dhe ndër më të rrezikuarat janë qelizat e lëkurës dhe qelizat e organeve seksuale. Ndoshta dikush ka bërë një grafi dentare tek një dentist, i cili nuk i ka vendosur një përparëse dhe rrezatimi ka rënë drejtpërdrejt në organet e tyre seksuale. Kjo është gjëja më e gabuar sipas mjekut në fjalë, sepse pakujdesia e mjekëve në këtë rast, sjell dëmtime të shëndetit të pacientëve. Mirëpo, të tillë mjekë të pakujdesshëm ka kudo dhe ne duhet të dimë të mbrohemi vetë me sa të mundemi. Ndaj, gjithmonë që do të kryeni një procedurë radiologjike, grafi, skopi, rezonancë apo skaner, gjithmonë kërkoni një përparëse plumbi prej mjekut, sepse kështu ju mbroni veten tuaj, kur mjekët nuk janë të kujdesshëm.
Mjeku Celeste ka pranuar që rrezatimet nuk janë të rrezikshme, kur përdoren në dozat e duhura. Madje, edhe ekzaminimet si kemoterapia, nuk sjellin probleme në shëndet. Është vënë re se tek të sëmurët me kancer, humbet përkohësisht aftësia riprodhuese gjatë periudhës së kemoterapisë, e cila rikthehet më vonë me përfundimin e kemoterapisë.
Mirëpo, pavarësisht këtyre përfundimeve, kujdesi duhet treguar në rastet e ekspozimeve të vazhdueshme ndaj rrezatimeve, sepse askush nga ne nuk do të donte të shkonte për t’u shëruar dhe vite më vonë t’i shfaqej kanceri në një organ, apo të mësonin se kanë humbur fertilitetin si pasojë e një ekzaminimi të rekomanduar prej mjekëve.Për këtë arsye, jini kërkues ndaj tyre për të mbrojtur shëndetin tuaj.Fillimisht pyetini nëse ai ekzaminim është i nevojshëm dhe më pas kërkojini të jenë të kujdesshëm përgjatë gjithë procedurës imazherike. / Bota.al

T� tjera
-
Haxhiu nesër në Shkup, njoftohet se do t’i takojë Kryeparlamentarin, Kryeministrin dhe Presidenten
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, do të zhvillojë të martën, ...
-
Rusët i kërkojnë bashkëpunim Vuçiqit edhe pas rrëzimit- shpresojnë që kjo të ndodhë edhe me forcën e re në Serbi
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Moska pret që ish-presidenti ser...
-
Kamberi: Lista Studentore që mposhti Vuçiqin duhet ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur
Deputeti i zgjedhur në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se mbetet ...
-
VV-ja “harron” se është në pushtet, fajëson “pushtetin e vjetër” për kulturën e të fortit
Lëvizja Vetëvendosje, parti që udhëheq me Kosovën prej vitit 2021, ka fajësua...
-
Rasti në Pejë, Endrit Thaçi mbështet protestën për gratë
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur m...
-
Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me kokteje molotovi
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat greke lidhur me prot...
-
Vdes hoxha i njohur nga Kosova
Ka ndërruar jetë Bahri Simnica, ish-drejtor i Medresesë “Alauddin” në Prishti...
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...




























