Lajme

Arta Marku nuk ndalet, vazhdojnë largimet në Prokurori

Autori: Gazeta inFokus 16:14 | 24 January 2018

Kryeprokurorja e përkohshme, Arta Marku vazhdon ndryshimet dhe lëvizjet në Prokurorinë e Përgjithshme. Pas shkrirjes së Drejtorisë së Hetimit dhe përfshirjen e saj në atë të Inspektimit, në krye të saj është emëruar Sokol Stojani. Ky prokuror, në kohën kur akuza drejtohej ndaj Ina Rama ka qënë në krye të Drejtorisë së Hetimit. Drejtoria Gjyqësore do të drejtohet nga Adnand Xholi, Përgjimet dhe Thoma Jano dhe Arqilea Koça atë të Marrëdhënieve me Jashtë.

Marku ka urdhëruar edhe lëvizjen nga detyra të disa ekspertëve kontabël dhe punonjës të IT. Ndër kontabilistët e larguar është dhe Greta Dangu, e cila ekspertoi pasurinë e ish-deputetit Mark Frroku. Për akuzat e fshehjes së pasurisë dhe mospagim taksash Frroku u dënua me 6 vite burg.

Lëvizjet e Kryeprokurores së përkohshme vijnë pas largimeve të drejtuesve të Prokurorisë në Tiranë, Durrës, Elbasan, Kukës dhe Fier. Ndërsa nga këta drejtues janë bërë dhe lëvizje në prokuroritë e rretheve, duke vendosur në krye të seksioneve prokurorë të tjerë. Lëvizjet e Kryeprokurores u kundërshtuan publikisht vetëm nga çifti i prokurorëve Dritan Gina dhe Rovena Gashi.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!
-Advertisement-

Të tjera