Kosova e vendosur për dialog dhe marrëveshje finale me Serbinë
Autori: Gazeta inFokus
17:02 | 19 January 2018
Dialogu ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit nuk ka alternativë, pavarësisht faktit se takimi i fundit ndërmjet delegacioneve teknike të dy vendeve ishte anuluar, si pasojë e vrasjes së politikanit serb nga Mitrovica, Oliver Ivanoviq, thonë përfaqësuesit politikë të Kosovës.
Sipas tyre, zhvillimet e fundit nuk do të duhej të ndikonin në këtë proces, ndërkohë që insistojnë që edhe procesi i dialogut të shkojë drejt fazës përmbyllëse.Zëvendësministri i Punëve të Jashtme në Qeverinë e Kosovës, Anton Berisha, tha për Radion Evropa e Lirë se dialogu me Serbinë duhet të jetë i qëndrueshme dhe se ky proces duhet të ketë një epilog.
LAJME
Kosova e vendosur për dialog dhe marrëveshje finale me Serbinë
11 minuta më parë
nga:F.B
Dialogu ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit nuk ka alternativë, pavarësisht faktit se takimi i fundit ndërmjet delegacioneve teknike të dy vendeve ishte anuluar, si pasojë e vrasjes së politikanit serb nga Mitrovica, Oliver Ivanoviq, thonë përfaqësuesit politikë të Kosovës.Sipas tyre, zhvillimet e fundit nuk do të duhej të ndikonin në këtë proces, ndërkohë që insistojnë që edhe procesi i dialogut të shkojë drejt fazës përmbyllëse.Zëvendësministri i Punëve të Jashtme në Qeverinë e Kosovës, Anton Berisha, tha për Radion Evropa e Lirë se dialogu me Serbinë duhet të jetë i qëndrueshme dhe se ky proces duhet të ketë një epilog.
“Sa i takon dialogut, e ka sqaruar kryeministri, që ne duam një dialog në të cilin ka rezultate konkrete dhe se Kosova nuk mund të zhvillojë dialog në kuptimin që nuk është shtet dhe dialogu duhet të ketë epilog njohjen e shtetit të Kosovës”, tha Berisha.
“Dialogu do të jetë i qëndrueshëm, nëse Serbia ka qëllim integrimin në Bashkimin Evropian. Serbia nuk mund të zhvillojë politika kontradiktore si deri më tani, në njërën anë të mbulohet përmes dialogut, dhe në anën tjetër të jetë destruktive, siç ka ndodhur deri me tani”, tha Berisha.
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar së fundmi se delegacioni i ri qeveritar për bisedime me Serbinë, është informuar nga Bashkimi Evropian mbi gjendjen aktuale të procesit të dialogut, dhe se sipas tij, marrëveshjet e arritura janë në interes të vendit dhe qytetarëve.Nga ana tjetër, analisti politik, Ramush Tahiri konsideron se dialogu nuk ka alternativë, dhe se sipas tij, është e vetmja rrugë për zgjidhjen e çështjeve mes Kosovës dhe Serbisë.
“Dialogu është në interes i të dy popujve dhe dy shteteve. Po të kishte pasur çfarëdo mundësie që Kosova si shtet i ri t’i zgjidhë këto çështje, që ne i konsiderojmë me të drejtë si çështje të brendshme, institucionet e saj do t’i kishin zgjidhur me kohë. Andaj, BE-ja ka ndërmarrë iniciativë për lehtësimin e këtij dialogu”, tha Tahiri.
Ai mendon se pavarësisht që dialogu mes palëve ka nisur që disa vite dhe po zhvillohet ngadalë, ai po jep rezultate.
“Dialogu do të jetë i qëndrueshme gjithsesi, ani që do të jetë i ngadalshme dhe do të përfundojë me normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet këtyre dy shteteve, duke zgjidhur çështjet konkrete”, tha Tahiri.
Zyrtarët në Qeverinë e Kosovës thonë se janë në pritje të Bashkimit Evropian, që të caktohet data se kur do të zhvillohet takimi i radhës në Bruksel.Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, për çështje teknike, ka nisur në mars të vitit 2011, për herë të parë pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, në vitin 2008.

T� tjera
-
“Letër prej tri faqesh e gjysmë”: Kuçi thotë se Arlinda Zekaj i kërkoi ndihmë Kryeprokurorit të Shtetit tri ditë para vrasjes
Rreth tri ditë para se të vritej, e ndjera Arlinda Zekaj i kishte shkruar një...
-
Daut Haradinaj pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Mbiemri Haradinaj nuk është mburojë për askënd, do të ketë pasoja ligjore
Daut Haradinaj ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke kërkuar...
-
Janina Ymeri i kërkon llogari Gërvallës: Ku e çoni ju viḳtimën?
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka kërkuar përgjegj...
-
Burri që i dorëzoi Vuçiqit fletëvotimin: Ai mezi ecte, e dinte se kishte marrë fund
Aleksandar Vuçiq, kandidati kryesor i listës “Serbia e Bashkuar”, votoi në zg...
-
Qytetarët ndezin qirinj në Pejë në kujtim të Arlinda Zekajt, kërkojnë drejtësi dhe mbrojtje për gratë
Qytetarë dhe përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile janë mbledhur në...
-
Specialja miraton publikim transkripteve me redaktime në rastin Thaçi e tjerët
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë miratuar publikimin e versione...
-
Rasti i Pejës, Bajrami: Haxhiu s’do të duhej t’i merrte në mbrojtje Sveçlën dhe Gërvallën
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kritikuar ins...
-
Nesër varroset Arlinda Zekaj
Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë ...
-
Studentët shqiptarë pro krijimit të një lëvizjeje politike sipas modelit serb: S’ka më fjalë, veprime
“Sot në orën 2 te vendi”, kështu nis dita e të rinjve që prej 5 muajsh janë n...
-
Ambasada britanike pas rastit të Arlindës: Askush që kërkon ndihmë nuk duhet të mbetet pa mbrojtje
Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka shprehur pikëllim të thellë pas ra...
-
“Të mos përfundojë me lamtumirën e fundit”, Musliu për debatin rreth rastit të Arlindës
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, në seancën për v...
-
Maqedonci: 209 rekrutë të rinj nisin stërvitjen ushtarake bazë në FSK
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se 209 rekrutë të rinj kanë...






























