Lajme

Puigdemond do të qeverisë Kataloninë nga Belgjika

Autori: Gazeta inFokus 13:16 | 19 January 2018

Ish lideri katalunas, i cili është i arratisur në Belgjikë, Carles Puigdemont po e do pozitën e tij përsëri.
Ai ka thënë se teknologjitë e reja do t’i mundësonin të jetë në krye të qeverisë së Katalonise, përderisa ai qëndron në Belgjikë.

Puigdemond është larguar për në Belgjike pasi Spanja kishte nisur një hetim ndaj tij, për mbajtjen e një referendumi për pavarësimin e Katalonisë.

Kjo shtyri që Spanja të organizojë zgjedhjet në këtë regjion, ku separatistët katalunas siguruan shumicën parlamentare.

-Advertisement-

Mirëpo pasi anëtarët e qeverisë së Katalonisë janë nën hetime, të burgosur apo në Bruksel dhe ballafaqohen me arrestim në qoftë se kthehen, trupi qeverisës i ri i këtij regjioni duhet të vendosë deri në fund të janarit se a do t’ia lejojë qeverisjen Puigdemont-it përmes një delegati të autorizuar.

Qeveria qendrore e Spanjës është zotuar të pengojë rivendosjen e Puigdemont duke e sfiduar atë në gjykata nëse është e nevojshme.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Nëntori sjellë Magjinë në ETC
-Advertisement-

Të tjera