Sport

Ministri Gashi zbulon se kur bëhet gati stadiumi i Prishtinës

Autori: Gazeta inFokus 19:40 | 11 January 2018

Sot presidenti i FFK-së z. Fadil Vokrri me bashkëpunëtorë priti ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, z. Kujtim Gashi me bashkëpunëtorë, për të bashkërenduar hapat e bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve, raporton infokusi.com.

Ndër të tjera, ministri Gashi dhe presidenti Vokrri diskutuan në veçanti edhe për ecuritë e procedurave rreth ndërtimit të Stadiumit Kombëtar dhe se janë në fazën e diskutimeve me partnerët hungarezë të cilët do të ndihmojnë përmes një kredie të butë për ndërtimin e këtij objekti të rëndësishëm jo vetëm për futbollin por edhe për interesin e vendit tonë.

Në takim u diskutua edhe për bashkëpunimin dhe bashkëpjesëmarrjen dypalëshe në projekte të natyrave të ndryshme të cilat kanë një rëndësi të veçantë për avancimin e mëtejmë të futbollit të Kosovës. Ministri Gashi vizitoi edhe hapësirat e FFK-së për të parë kushtet në të cilat punojnë punëtorët e federatës, ndërkaq në fund të vizitës presidenti Vokrri i dhuroi ministrit një fanellë të Kombëtares së Kosovës me numrin 9. /INFOKUSI.COM

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt
-Advertisement-

Të tjera