Shëndetësi

Katër shenjat të cilat tregojnë se keni mungesë magnezi

Autori: Gazeta inFokus 16:37 | 11 Janar 2018

Një pjesë e madhe e njerëzve nuk janë duke i përmbushur sasitë e rekomanduara të konsumimit të magnezit.

Në fakt, magnezi është në mesin e katër nutrientëve të cilët nuk konsumohen aq sa nevojiten, transmeton Telegrafi.

Por shumë pak njerëz e dinë se magnezi është mineral i rëndësishëm i cili ndihmon në trajtimin e shumë problemeve shëndetësore.

-Advertisement-

Por, si ta dini se nuk jeni duke konsumuar mjaftueshëm magnez?

Ka shumë shenja fizike dhe simptoma të cilat shërbejnë si indikatorë se mund të keni mungesë magnezi, e disa nga to i keni në vijim:

Dobësim të muskujve, ngërçe dhe spazma: Kjo për shkak të rolit që luan magnezi në shtrëngimin e muskujve.

Rezistenca e insulinës: Magnezi luan rol në mbi 300 sisteme të enzimave në trup, duke i përfshirë ato të cilat e kontrollojnë sheqerin në gjak

Shtypja e lartë e gjakut: kjo për shkak se magnezi i relakson enët e gjakut dhe e ulë shtypjen e gjakut

Rrahjet e parregullta të zemrës: Magnezi luan rol në shtrëngimin e muskujve, dhe kështu edhe në shtrëngimin dhe pulsin e muskujve të zemrës.

Etiketa:
Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy