Sport

Conte e deshi Van Dijkun

Autori: Gazeta inFokus 10:59 | 10 January 2018

Trajneri i Chelseat, Antonio Conte thotë se klubi i tij provoi që të nënshkruajë me mbrojtësin Virgil van Dijk, por dështoi dhe kështu holandezi përfundoi te Liverpooli, transmeton zeri.info

Ish-mbrojtësi i Southamptonit u transferua te Liverpooli për 85 milionë euro gjatë këtij muaji dhe debutoi me gol te skuadra e re në raundin e tretë të FA Cup kundër Evertonit.

Chelsea nënshkroi me Ross Barkleyn nga Evertoni, por Conte pranon se ishin të interesuar edhe për Van Dijkun.

-Advertisement-

“Ky është futbolli. Kjo është jeta. Sigurisht që ai ishte objektivi ynë, por siç e dini ky është futbolli”, deklaroi Conte.

“Ne mund të kemi shumë objektiva, por duhet të jemi në gjendje t’i arrijmë ato. Afati kalimtar nuk është i thjeshtë për asnjë klub”, shtoi ai.

Etiketa:
Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy