Shëndetësi

Mungesa e gjumit lidhet me depresionin

Autori: Gazeta inFokus 12:51 | 06 January 2018

Më pak se tetë orë në gjumë lidhen me ankthin dhe depresionin, sipas studimit më të ri.

Insomniakët janë më pak të aftë që t’i kapërcejnë mendimet negative se sa ata që flenë mjaftueshëm.

“Kemi gjetur që njerëzit në këtë studim kanë disa tendenca që t’iu ngujohen mendimet në kokë, dhe të menduarit  e ngritur negativ e bën të vështirë për ta që të shkëputen nga stimuli negativ ndaj të cilit i kemi ekspozuar “, tha autorja e këtij studimi, profesoresha Meredith Coles nga Binghamton University.

-Advertisement-

“Kemi gjetur gjatë kohës që kjo do të mund të ishte e rëndësishme – ky i menduar negativ që përsëriet, është faktor në disa çrregullime të ndryshme si ankthi, depresioni dhe shumë gjera të tjera”.

Këta hulumtues analizuan 52 të rritur me RNT (të menduarit e përsëritur negativ), ndërsa intervistat ishin bërë për t’ua determinuar formulën e gjumit.

Rezultatet treguan që gjumi i pamjaftueshëm bën që njerëzit të kalojnë më shumë kohë duke shikuar imazhet me negativitet emocional.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane
-Advertisement-

Të tjera