Lajme

Phillips: Brukseli të heqë dorë nga kushti që i ka vënë Kosovës për Demarkacion

Autori: Gazeta inFokus 10:08 | 05 January 2018

Drejtori i Programit për Ndërtimin e Paqes dhe të Drejtave të Njeriut, në Universitetin e Kolumbisë, David L Phillips tha se kontestet kufitare ekzistojnë midis shumë vendeve nga ish-Jugosllavia.

Ai thekson se Brukseli duhet të heqë dorë nga kushti që i ka vënë Kosovës.“Brukseli duhet të heqë dorë nga kushti që i ka vënë Kosovës, që liberalizimi i vizave të lidhet me marrëveshjen për rregullimin e kufirit midis Kosovës dhe Malit të Zi.

Kontestet kufitare ekzistojnë midis shumë vendeve nga ish-Jugosllavia. Synimi i Kosovës dëshmon anshmërinë e Brukselit kundër shqiptarëve”, ka shkruar Phillips në profilin e tij në “Twitter”, transmeton RTK.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine
-Advertisement-

Të tjera