Nuk ndalet Dreshaj: Dorëzon ankesat në Kushtetuese!
Autori: Gazeta inFokus
15:15 | 03 January 2018
Pas refuzimit të ankesës nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa si dhe Gjykata Supreme, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës sot është ankuar në Gjykatën Kushtetuese lidhur me rezultatin e zgjedhjeve lokale për kryetar të Istogut.
Avokati Arianit Koci ka thënë për Indeksonline se sot ka dorëzuar në Kushtetuese ankesën në emër të kandiadatit të AAK-së për kryetar të Istogut, Gani Dreshaj.
“Sot, në emër të Gani Dreshajt, kam dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për vlerësimin ligjshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës Supreme të dt. 26 dhjetor 2017 me të cilin refuzohet si e pabazuar ankesa e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), e paraqitur kundër Vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) të dt. 23 dhjetor 2017. Gani Dreshaj parashtron se atij i është shkelur e Drejta për t’u Zgjedhur, e garantuar me nenin 45 par. 1 të Kushtetutës së Kosovës, për shkak të shkeljeve gjatë procesit të votimit dhe shkeljeve gjatë administrimit të numërimit të votave”, ka thënë Koci.
Sipas tij, shkeljet e lartpërmendura kryesisht kanë të bëjnë me votat e të paktën pesëdhjetë e dy (52) qytetarëve të cilat nuk janë numëruar pasi që këta qytetarë kishin arritur moshën madhore pas përditësimit të listës Përfundimtare të Votimit nga ana e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) me dt. 22 shtator 2017.
“Kushtetuta garanton të Drejtën (aktive) për të Zgjedhur dhe të Drejtën (pasive) për t’u Zgjedhur, për të gjithë qytetarët që arrijnë moshën tetëmbëdhjetë (18) vjec, qoftë edhe në ditën e zgjedhjeve. Me mosnumërimin e votave të numrit të lartpërmendur të qytetarëve zotit Gani Dreshaj i është shkelur e Drejta për t’u Zgjedhur.
Pra, keqmenaxhimi në listat e votimit e ka cenuar jo vetëm të drejtën të qytetarëve të komunës së Istogut për të zgjedhur por, e ka cenuar edhe të drejtën e Gani Dreshaj për t’u zgjedhur”, ka theksuar Koci.
Ai thotë se Gani Dreshaj beson që rezultati përfundimtar i zgjedhjeve në komunën e Istogut nuk e reflekton vullnetin e qytetarëve, andaj beson se Gjykata Kushtetuese do të luajë rolin e saj për të mbrojtur të drejtat dhe liritë e garantuara me Kushtetutë për çdo qytetar të saj, pa dallim.Kujtojmë se kundërkandidat i Dreshajt për kryetar të Istogut ishte Haki Rugova i LDK-së.

T� tjera
-
Janina Ymeri i kërkon llogari Gërvallës: Ku e çoni ju viḳtimën?
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka kërkuar përgjegj...
-
Burri që i dorëzoi Vuçiqit fletëvotimin: Ai mezi ecte, e dinte se kishte marrë fund
Aleksandar Vuçiq, kandidati kryesor i listës “Serbia e Bashkuar”, votoi në zg...
-
Qytetarët ndezin qirinj në Pejë në kujtim të Arlinda Zekajt, kërkojnë drejtësi dhe mbrojtje për gratë
Qytetarë dhe përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile janë mbledhur në...
-
Specialja miraton publikim transkripteve me redaktime në rastin Thaçi e tjerët
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë miratuar publikimin e versione...
-
Rasti i Pejës, Bajrami: Haxhiu s’do të duhej t’i merrte në mbrojtje Sveçlën dhe Gërvallën
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kritikuar ins...
-
Nesër varroset Arlinda Zekaj
Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë ...
-
Studentët shqiptarë pro krijimit të një lëvizjeje politike sipas modelit serb: S’ka më fjalë, veprime
“Sot në orën 2 te vendi”, kështu nis dita e të rinjve që prej 5 muajsh janë n...
-
Ambasada britanike pas rastit të Arlindës: Askush që kërkon ndihmë nuk duhet të mbetet pa mbrojtje
Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka shprehur pikëllim të thellë pas ra...
-
“Të mos përfundojë me lamtumirën e fundit”, Musliu për debatin rreth rastit të Arlindës
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, në seancën për v...
-
Maqedonci: 209 rekrutë të rinj nisin stërvitjen ushtarake bazë në FSK
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se 209 rekrutë të rinj kanë...
-
14 ditë protestë! Pjesëmarrje më e ulët dhe situatë e qetë
Pas 3 orësh te Ministria e Arsimit ku u grumbulluan rreth orës 14:00, në mbrë...
-
Krismë armësh në Gjakovë, dy familjet tentojnë të qerojnë hesapet në rrugë
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në orët e mbrëmjes në zonën e Bllokut...
































