Nga grabitjet në Itali e deri në Angli, ky është kuksiani që mori vëmendjen e mediave britanike
Autori: Gazeta inFokus
16:07 | 02 January 2018
Mediat Britanike kanë rikthyer sërish në vëmendje emigrantët e jashtëligjshëm të cilët marrin rrugën me kamion drejt Anglisë. Në një shkrim të publikuar ditën e djeshme, Daily Mail ka treguar historinë e një 29 vjeçari shqiptar me emrin Fari Lleshi i cili nga grabitjet e dhunshme ka ndërtuar një jetë të re në Angli, shkruan “Panorama”.
Një shqiptar i cili drejton një faqe në ‘Facebook’ ku publikon ‘selfie’ të personave të dyshuar të emigrantëve të paligjshëm që hyjnë në Britani është një i dënuar si grabitës i një banke i cili vazhdon të jetojë në Britani me qëndrim të parregullt, shkruan Daily Mail, raporton “Panorama”. Fari Lleshi, nga Kukësi i Shqipërisë, u burgos në Itali në vitin 2011 për grabitjen e të paktën prej 20,000 £.

Pas lirimit, ai në mënyrë të jashtëligjshme erdhi në Angli ku punon në tregun e zi si një suvatues dhe drejton një faqe shqiptare në” Facebook” me më shumë se 70.000 ndjekës.
Siç njoftoi Daily Mail në nëntor, faqja u përfshin një seri fotografish që duket se tregojnë të rinjtë shqiptarë që shfaqen në pjesën e pasme të furgonëve dhe kamionëve ndërsa hynin në Britani të Madhe. Ai gjithashtu ofron ID të rreme dhe përshkruan rrugën për të rezervuar një vend me një kontrabandist të qenievenjerëzore. Daily Mail shkruan se një kriminel i dënuar tashmë udhëzon shqiptarët si të mbërrijnë në Angli.

Por në një prononcim për Daily Mail ai ka thënë se është penduar për gabimet e së kaluarës dhe po përpiqet të punojë shumë për ti shlyer ato. “Kam qëndruar gjashtë vjet burg në Trentë,” tha ai. “Kam grabitur bankën. Por tani i kam e kam kryer dënimin. Unë dua t’i harroj këto gabime, të cilat nuk më pëlqejnë dhe të vazhdoj jetën time të re”. Lleshi u gjend në telashe pasi u zhvendos nga Shqipëria në Greqi dhe më pas në Itali për të shpëtuar nga varfëria në atdheun e tij.

Pas largimit nga burgu, ai punoi ligjërisht në Itali për njëfarë kohe, por tha se gjërat shkuan keq pasi u ‘provokua’ nga policia italiane raciste dhe abuzive dhe ai ‘reagoi keq’. “Kam humbur letrat e mia dhe nuk mund të qëndroja në Itali, kështu që shkova në Angli,” tha ai. “Si të gjithë shqiptarët, kam ardhur në një kamion. Nuk ka asnjë mënyrë tjetër për të udhëtuar në Angli”, shton Lleshi.
Por Lleshi insistoi që ai të kishte kthyer një fletë të librit të jetës, duke thënë: ‘I lashë gjithçka pas dhe i kushtova vetes rrugën e duhur. Nuk kam asnjë arsye për t’u angazhuar në rrjete apo vepra penale. Përveç punës si suvatues me sa duket Llleshi i ka hyrë edhe muzikës. Ai ka publikuar këngët në Youtube duke përdorur emrin Baba Lllesh dhe 2Gunz. Po ashtu në një video të postuar në Facebook natën e Kishtlindjeve Lleshi thotë se ai u gjëmua nga policia por mundi ti shmangej dhe ti shpëtonte arrestimit. “Unë kam qenë shumë në telashe, por kam shumë projekte që shpresoj me ndihmën e Perëndisë për të realizuar në të ardhmen”, ka thënë në përfundim Lleshi.

Tom Kelly Child Migrant Investigation
Picture shows:Facebook pictures showing stowaway selfies posted by Albanian teenagers trying to get into the UK while in the back of lorries.
All photos are published on a Facebook page Shqipet ne Angli (Albanian in England) which have more than 60.000 followers and to another page Dibranetne Londer and (Dibrans in London) with 14.000 followers and another page Kuksianet ne Londer (Kuksians in London) with 13.000 followers.

T� tjera
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...
-
“E ndjera i kishte paralajmëru – Duhet të shqyrtohet përgjegjësia e secilit”, Haradinaj për vrasjen e Arlinda Zekajt
Ish-kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, i ftuar në Pressing në T7, foli ...
-
“Letër prej tri faqesh e gjysmë”: Kuçi thotë se Arlinda Zekaj i kërkoi ndihmë Kryeprokurorit të Shtetit tri ditë para vrasjes
Rreth tri ditë para se të vritej, e ndjera Arlinda Zekaj i kishte shkruar një...
-
Daut Haradinaj pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Mbiemri Haradinaj nuk është mburojë për askënd, do të ketë pasoja ligjore
Daut Haradinaj ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke kërkuar...
-
Janina Ymeri i kërkon llogari Gërvallës: Ku e çoni ju viḳtimën?
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka kërkuar përgjegj...
-
Burri që i dorëzoi Vuçiqit fletëvotimin: Ai mezi ecte, e dinte se kishte marrë fund
Aleksandar Vuçiq, kandidati kryesor i listës “Serbia e Bashkuar”, votoi në zg...
-
Qytetarët ndezin qirinj në Pejë në kujtim të Arlinda Zekajt, kërkojnë drejtësi dhe mbrojtje për gratë
Qytetarë dhe përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile janë mbledhur në...
-
Specialja miraton publikim transkripteve me redaktime në rastin Thaçi e tjerët
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë miratuar publikimin e versione...
-
Rasti i Pejës, Bajrami: Haxhiu s’do të duhej t’i merrte në mbrojtje Sveçlën dhe Gërvallën
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kritikuar ins...
-
Nesër varroset Arlinda Zekaj
Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë ...
-
Studentët shqiptarë pro krijimit të një lëvizjeje politike sipas modelit serb: S’ka më fjalë, veprime
“Sot në orën 2 te vendi”, kështu nis dita e të rinjve që prej 5 muajsh janë n...

































