Kosova mbushet me barut
Autori: Gazeta inFokus 15:02 | 30 December 2017
Qytetarët e vendit më të varfër në rajon planifikojnë ta “kallin” Kosovën për Vitin e Ri. Vetëm deri më 19 dhjetor të këtij viti në vend kanë hyrë afro 22 mijë kilogramë barut.Kaq është sasia e fishekzjarrëve dhe mjeteve të tjera piroteknike, me të cilat kosovarët kanë vendosur që ta festojnë ndërrimin e motmoteve.Për gjithë këto deri më tani janë shpenzuar më shumë se 36 mijë euro.
Së paku kështu tregojnë edhe statistikat e importit të këtyre produkteve që ka siguruar Gazeta Fjala, nga Dogana e Kosovës.
Madje, sipas të dhënave të Doganës vetëm në dy vitet e fundit në Kosovë kanë hyrë afro 100 mijë kilogramë fishekzjarrë dhe mjete të tjera piroteknike, që u kanë kushtuar qytetarëve më shumë se 150 mijë euro.
“Gjatë këtij viti deri me datë 19 dhjetor kishim rreth 22.000 mijë kilogramë me vlerë prej 36.000 mijë euro, ndërsa gjatë vitit 2016 kishim rreth 74 mijë e 000 mijë kilogram me vlerë prej 116,000 mijë euro”, thuhet në përgjigjet e zëdhënësit të Doganës, Adriatik Stavilecit drejtuar Gazetës Fjala.
Ramadani: Keni kujdes për fëmijët
Por, njohës të sigurisë importimin e një numri kaq të madh të mjeteve piroteknike po e konsiderojnë si të rrezikshme për jetën e qytetarëve.
Burim Ramadani nga Qendra Hulumtuese për Politikat e Sigurisë thotë se importimi i madh i mjeteve piroteknike është një tregues për domosdoshmërinë e kujdesit të madh të aspektit të sigurisë.
Sipas tij, për këtë duhet të shtohet kujdesi ndaj fëmijëve pasi që ata nuk janë të vetdijshëm për rrezikun që iu kanoset.
“Kjo sigurisht lidhet me mundësitë e rrezikimit të gjymtyrëve apo jetëve të njerëzve në Kosovë. Kujdesi më i madh duhet të jetë tek fëmijët, të cilët nuk janë të vetëdijshëm për rrezikun që mund t’i kanoset atyre”, ka thënë Ramadani për Gazetën Fjala.
Ramadani apelon që të rritet kontrolli dhe masat ndëshkimore ndaj përdorimit të parregullt të mjeteve piroteknike, sidomos në sheshe dhe në hapësirat ku qarkullojnë më shumë njerëz.
Ai ka thënë se ndonëse tani ka rënë intensiteti i përdorimit të këtyre mjeteve, ato prapë mbeten një prej rreziqeve për festat e fundvitit.“Në tërësi, megjithëse ka rënë intensiteti i përdorimit të tyre, sërish mjetet piroteknike janë një prej rreziqeve të mëdha të festave të fundvitit”, ka thënë Ramadani për Gazetën Fjala.
Vushtrria ndalon përdorimin e mjeteve piroteknike.
Për të rritur sigurinë në qytet dhe pas ankesave të qytetarëve, Komuna e Vushtrrisë, e cila udhëhiqet nga Xhafer Tahiri e ka ndaluar shitjen dhe përdorimin e mjeteve piroteknike në këtë komunë.
Këtë vendim e ka bërë të ditur vetë Kryetari Tahiri, përmes një postimi në llogarinë e tij personale në rrjetin sociale Facebook, shkruan Gazeta Fjala.
Në këtë postim thuhet se qytetarëve u ndalohet shitja dhe përdorimi i fishekzjarrëve dhe mjeteve të tjera piroteknike në sheshin kryesor të qytetit të Vushtrrisë dhe në vendet e tjera publike, si tregje, rrugë dhe sheshe.
Urdhëresë për ndalimin e përdorimit të produkteve piroteknike në vendet e hapura publike, përkatësisht në tregje, rrugë dhe sheshe, ka nënshkruar edhe Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti.
Ndalesa që ka vënë Komuna e Prishtinës vlen nga data 30 dhjetor 2017 deri më 3 janar 2018, ndërsa kushdo që e shkelë këtë urdhëresë do të gjobitet në shumë deri në 100 euro.
“Kjo ndalesë vlen për periudhën nga data 30 dhjetor 2017, deri më 3 janar 2018. Ata që veprojnë në kundërshtim me urdhëresën, do të gjobiten në shumën prej 100 eurosh”, thuhet në njoftimin e Komunës së Prishtinës, shkruan Gazeta Fjala.
Në këtë njoftim, thuhet se për zbatimin e urdhëresës do të kujdeset Drejtoria e Inspekcionit.Policia me plan operativ për festat e fundvititNdërkohë, që për të ofruar siguri, rend dhe qetësi publike në tërë territorin e Republikës së Kosovës edhe këtë vit Policia e Kosovës ka përgaditur planin operativ “Fund-viti 2017/2018”.
Nga zyra e informimit të Policisë së Kosovës kanë thënë për Gazetën Fjala se për festat e fund vitit do të ketë shtim të prezencës policore në lokacione dhe ambiente të hapura, në sheshe ku do të mbahen festa, si dhe në trafik për orientim dhe mbarëvajtje të trafikut rrugor.
“Me qëllim të parandalimit të çfarëdo incidenti të mundshëm, Policia e Kosovës apelon tek të gjithë qytetarët e vendit, që të bashkëpunojnë dhe të informojnë institucionet e sigurisë për çfarëdo parregullsie apo informacioni të dyshuar, duke përfshirë edhe informacionet apo parregullsitë e mundshme në trafik”, kanë thënë nga Zyra e Informimit të Policisë së Kosovës për Gazetën Fjala.
Nga Policia bëjnë apel tek prindërit që të jenë më të kujdesshëm dhe më vigjilentë në parandalimin e përdorimit të mjeteve piroteknike nga fëmijët, me qëllim të shmangies së rrezikut që mund të shkaktojnë mjetet plasëse.
“Në të kundërtën Policia e Kosovës do të ndërmarrë të gjitha veprimet e menjëhershme ligjore kudo që vëren se janë përdorur armë apo mjete tjera të kundërligjshme gjatë festimeve të fundvitit”, thuhet në përgjigjet e Policisë së Kosovës.
Të tjera
-
Fundosen veturat te ura e Stacionit të Autobusëve në Prishtinë
Të paktën dy automjete janë fundosur në afërsi të urës së Stacionit të Autobu...
-
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
Kryesia e Kuvendit ka bërë të ditur se do të mblidhet të hënën. Kjo mbledh...
-
Parashikimi i motit për vikend
Reshjet e shiut që filluan ditën e premtë, më vonë gjatë mbrëmjes dhe natën, ...
-
Konfiskimi i ạrmạtimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e të gjithë vendit mbeten prioritet
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në X ka bërë një shkrim në lidhje me konf...
-
Kurti: Qeveria që ka investuar më së shumti në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore islame në Kosovë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se nën udhëheqjen e tij, Qe...
-
Durmishi bën apel pas reshjeve të vazhdueshme të borës: Kujdes gjatë vozitjes, ekipet e mirëmbajtjes janë në terren
Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka dalë me një apel pa...
-
Rrugët e Prishtinës vërshohen, njohësi i emergjencave: Përsëri dështoi infrastruktura nëntokësore në kryeqytet
Njohësi i i çështjeve të emergjencave civile, Tahir Ahmeti ka reaguar pasi si...
-
Dita e Alfabetit, studiuesit: Duhet unifikim të praktikave të gjuhës në tri shtetet ku shqipja është zyrtare
Tashmë një ditë feste zyrtare, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, nuk vjen pë...
-
KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës stërviten së bashku të hënën
KFOR-i njofton së bashku me EULEX-in dhe Policinë e Kosovës do të zhvillojnë ...
-
Refuzohet kërkesa e Shalës për mosparaqitje ose shtyrje të seancës
Gjykata Speciale njofton se Trupi Gjykues i refuzoi kërkesën e Mbrojtjes që t...
-
Zemaj Kurtit e Vitisë për QKMF’në e Mamushës: Jeni definicioni i propagandës, preni shirita për punët që i kam bërë unë si ministër
Deputeti i Lidhjes Demokratike e Kosovës, Armend Zemaj ka thënë sot se kryemi...
-
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, dekla...